Nga Ardita Brahimi-Idrizi: Këto janë padrejtësitë që po më bëhen nga drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë – shihemi në gjykatë!

- Advertisement -

Sqarim për publikun, shikuesit e komentuesit ditëve të fundit ndaj një gruaje të pafajshme e shumë e fuqishme.

- paragrafi 1 -

Ka disa vite që nëpërmjet storieve shenoj disa thënje, të ndryshme që burojnë nga padrejtësitë e bëra në jetë:

- Advertisement -

Nga kush?

Nga një drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit Drita Kadriu.

Ju njoftoj me përgjegjësinë time të plotë se nuk jam në kundërshtim me ligjin e këtë e vërteton dokumenti i gjykatës, policisë.

- Advertisement -

Padrejtësitë në jetën time personale e profesionale e në karrieren, fushën e edukimit udhëheqjes të bëra nga drejtoreshë Drita Kadriu me vetmin qëllim të më eliminoj nga gara për drejtoreshë.

1. Jam gruaja e parë në fshat dhe në kolektiv më e përgatitura profesionalisht;

2.Mediat i ka angazhuar vazhdimisht në drejtim tim që njëllosin dinjitetin dhe integritetin tim personal, por kam heshtë;

3.Më ka hap rast polici në bashkpunim me kundërkandidaten Sala Hasani, paramendo!

Çfarë rasti?

“Ngacmim seksual” unë nuk jam mashkull.

Por Prokuroria në Mitrovicë më shpalli të pafajshme.

Prap vazhdoi me avazin e vjetër.

4.Peticion me disa zhvatës në shkollë.

Ku kam kërkuar ta kem atë peticion në duart e mia por drejtoresha Drita nuk ma ka siguruar që bëjë krahasime në nënshkrime, sepse ka falcifikime.

5.Përçarje në kolektiv e në fshat.

E këtë e kanë treguar më së miri mashkëvendasit e vendlindjes sime me përkrahjen e tyre të vazhdueshme e deri në protestë.

6. Më qiti para komisionit diciplinor, para gjashtë zyrtarve por komisioni vendosi në favorin tim, sepse jam e pastër si loti.

7.Pas presionit psiqik përfundova nëpër Klinikat e Prishtinës, e këtë e vërtetojnë dokumentet mjeksore.

8.Nga presioni psiqik e qëllimkeq edhe abortova 😭😭😭😭. Kam foto e dëshmi.

9.E së fundmi ke probleme familjare “Familja është e shenjtë”

Nuk e di për cilën familje e ka fjalën?!

Familjen e prindërve, vëllëzërve të mi;

Familjen e vjehrrive kunetve të mi;

Familjen të cilën e kam krijuar me bashkshortin tim.

10. Asnjëherë nuk u konsultua me mua por vazhdimisht me Sala Hasani…!!

Këto janë padrejtësitë e bëra nga një drejtoreshë ndaj Ardita Brahimi Idrizi e cila i kursen shtetit gjashtë paga.

Sepse kryej këto puna:

1. Ud. drejtoreshë;

2. Mësuese klase;

3. Koordinatore e Cilësisë;

4. Sekretare shkolle;

5. Bibliotekiste;

E qe besa edhe pastruse sepse me një puntor teknik na ka lënë drejtoresha Drita.

E së fundmi më thotë nuk po shkojnë punët mirë.

E kush i mbajti deri sot këto puna me një pagë minus?!

Turpi e mbuloftë!!!

E udhëzoj drejtoreshën që merret me skandalet e veta.

Shihemi në gjykatë!

* Autorja e shkrimit është drejtoreshë e shkollës fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës