Nga Arbresha Meha: Arsimi në Kosovë – reformat dhe sfidat e zbatimit

- Advertisement5 -

Ndryshimet e mëdha teknologjike, ekonomike dhe shoqërore që po ndodhin globalisht kanë krijuar presion të vazhdueshëm për transformim edhe në sistemet arsimore.

- paragrafi 1 -

Ndërsa vendet e zhvilluara i kanë përqafuar dhe zbatuar me sukses këto zhvillime, në Kosovë kjo mbetet ende një sfidë që duhet adresuar me seriozitet.

- Advertisement -

Për të ecur me hapa të mëdhenj, Kosova ka nevojë jo vetëm për vizion, por edhe për vëmendje të veçantë në mënyrën si planifikohen dhe zbatohen reformat.

Në kryeqytet së fundmi ka nisur reforma e mësimit tërëditor, por ajo është iniciuar pa planifikim të plotë: pa infrastrukturë të mjaftueshme, me klasa të mbingarkuara, pa përgatitje të plotë të kurrikulës dhe pa mësimdhënës të trajnuar për fushat përkatëse.

Kjo ka krijuar pakënaqësi te nxënësit dhe prindërit, sepse mbetet e paqartë nëse mësimi i zgjatur po e rrit kreativitetin dhe cilësinë, apo thjesht po e rrit lodhjen dhe ngarkesën.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, del në pah nevoja për një qasje më të qëndrueshme dhe të koordinuar, ku reformat në arsim të mos varen nga ciklet politike, por të ndërtohen mbi planifikim afatgjatë dhe përgjegjësi institucionale.

Në një hulumtim në Austri, gjatë një interviste me një drejtues të arsimit, më tha se e vetmja fushë ku pozita dhe opozita nuk kanë dallime të theksuara është pajtimi për buxhetimin e reformave në arsim.

Sa domethënëse do të ishte sikur ky standard i përgjegjësisë dhe konsensusit të ndodhte edhe në Kosovë.

Autorja është profesoreshë universitare