Më kujtohet si sot, kur kam qenë fëmijë në shkollë fillore me i tregu Kujdestarit të klasës, apo shokëve/qeve se prindin me profesion e ke Mësues, atë kohë ka qenë shumë nënqmuese, dhe shumë përbuzëse (edhe pse prindi ka pasur profesion fisnik).
Kështu ka ndodhur me shumë nxënës prej nesh, sepse paga e tyre ka qenë për lëmosh (120 €, 150 €, 180 €, 250 €…) dhe ti si fëmijë je konsideru i varfër nga të tjerët, sepse e ke pas prindin e varfër për nga paga mujore.
E poashtu më kujtohet, kur prindi im e merrke pagën në fillim të çdo muaji, derisa ai e pinte një caffe në Restaurant Bimi, paga e tij e gjitha u shpenzojke në Market Bimi, duke blerë ushqim për familje, e menzi i ndajke disa të holla për duhan për tërë muajin.
Ndërsa kontributin e tyre për të punuar 10 vite pa pagesë në kohën e regjimit Jugosllav nuk e kam përjetuar, mirpo mund të them se vullneti, sakrifica, profesionalizmi e mundi i tyre në çdo epokë dhe periudhë ka qenë i pashoq, dhe i pashembullt.
Ata (Mësuesit/et, Policët/et, Mjekët/et, Zjarrfikësit/et …etj) përher kanë kontribuar dhe vazhdojn të kontribuojn për shoqërin tonë, edhe pse asnjëher para dhe pas lufte s’kanë pasur paga të dinjitetshme, ata e kanë dashur profesionin e tyre, dhe i kanë qëndruar besnik fshatit, komunës e shtetit duke punuar dhe vepruar pakursyer asgjë për ne si qytetar të këtij vendi.
Shkatërrimi, manipulimi, keqperdorimi, mungesa e suksesit dhe e të arriturave ka ardhur nga pushtetarët lokal e qendror, e jo nga ta.
Ata kanë qenë të shkelur përher, por nuk janë dorëzuar kurrë, edhe pse nuk janë vlerësuar asnjëher.
Pa marrë parasysh kush është Ministër/e, unë urojë që të i thërrasin mendjes, dhe të jenë përkrahë dhe pranë Kërkesave të punëtorëve të sektorit publik dhe privat, duke potencuar se ata jane meritor, kanë vlerë, dhe ne jemi të pavlerë nëse s’do ishin ata.
Nga dora e shtetit duhet njëher e përgjithmonë të vlerësohet dhe shpërblehet mundi dhe dinjiteti i tyre, sepse duke iu ofruar kushte për punë dhe veprim, dhe duke iu ofruar paga të dinjitetshme dhe shpërblim, atyre iu rritet motivi për sukses e avancim.
Vlerësoni, dhe respektoni Mësuesit tanë, sepse ata dhanë gjithqka për ne, e ne po bëjm pak për ta.
Tani është koha. 🤝
#krenarmemesuesit,
#prorritjessepagave