E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Anila Çota: Të dashur prindër, bashkëndajeni edukimin e fëmijëve tuaj me mësuesit

- Advertisement1-

Nga Anila Çota, drejtuese në shkollën “Qamil Guranjaku” Elbasan 

Janë ditët e fundit të pushimeve verore dhe jam e bindur që ju të dashur prindër po filloni të diskutoni me fëmijët tuaj për fillimin e vitit të ri shkollor, për zgjimin më herët, për veshjet, atletet, bluzat, për mjetet mësimore, për çantat e reja e të tjera si këto. Faleminderit që e kryeni me devotshmëri këtë detyrë prindërore!

- Advertisement -

Ju lutem shtoni në çështjet që po diskutoni në familjet tuaja e me fëmijët tuaj edhe disa porosi që kanë të bëjnë me një edukim më cilësor të tyre, si:

Shkolla është vendi ku shkojmë për të mësuar, për të komunikuar qetë dhe qartë me bashkëmoshatarët, me mësuesit dhe çdo person që është prezent në shkollë.

Në rastet kur kemi shqetësime le të kërkojmë ndihmë për zgjidhjen e problemeve. Të gjithë janë aty për të të ofruar ndihmën, si drejtoria, shërbimi psiko-social dhe i gjithë stafi mësimdhënës e ai mbështetës. Këshillojini fëmijët tuaj të jenë pjesë e zgjidhjeve dhe jo e problemeve.

Angazhojini dhe ndihmojini ata të jenë pjesë e projekteve të ndryshme në shkollë e jashtë saj dhe do të ndjeni rritjen e vetëbesimit të tyre dhe sigurinë për të ecur me tej.

Mësojini fëmijët tuaj të marrin mbi vete përgjegjësi dhe mos u fokusoni tek rregullat. Kur ata marrin përgjegjësi, tregojnë se i njohin dhe respektojnë rregullat.

Shkolla është një hapësirë multifunksionale, ku fëmijët tuaj mund të zbulojnë e zhvillojnë talentin në fusha të ndryshme. Bëhuni partnerë të shkollës të dashur prindër dhe do të ndjeni kënaqësinë e plotësimit të dëshirave e pasionit të fëmijës suaj!

- Advertisement -rrrrrrr

Mësojini fëmijëve tuaj se në shkollë do të kenë shokë e shoqe të reja, me karaktere të ndryshme, karakteristika të ndryshme, kërkesa të ndryshme, paraqitje të ndryshme, vlera të ndryshme, dëshira të ndryshme  e ndoshta edhe vese të ndryshme. Tregojini atyre vlerat e tolerancës, të komunikimit korrekt, të qëndrimeve etike e të mirësjelljes.

Qytetaria është virtyt. Le ta përcjellim atë me modelin tonë në familje, shkollë e komunitet.

Të dashur prindër, e di që edhe ju jeni të shqetësuar për varësinë e fëmijëve tuaj nga celulari, por kjo gjë duhet reduktuar pas pushimeve. Nuk mund të ndodh më dhunë e as me penalitete, por me bindje e ndërgjegje. Nëse kjo gjë bëhet vazhdimisht, kthehet në kulturë.

Punoni bashkë me fëmijët tuaj për të planifikuar kohën e tyre, por jo me detyrim, asnjëherë. Jepuni atyre detyra që mund t’i kryejnë si shërbime familjare dhe kurrë mos harroni t’u shprehni mirënjohje, t’i falënderoni e mundësisht t’i shpërbleni. Kështu do të kuptojnë rëndësinë e punës dhe vlerën e saj.

Bëhuni menaxhues të stresit dhe ankthit të fëmijëve tuaj duke hyrë thellë në botën e tyre e duke mirëkuptuar çdo shqetësim. Mësojini të debatojnë, dialogojnë, argumentojnë.

Përpiquni fort për të pasur besimin e fëmijëve tuaj. Kjo është detyra më e vështirë e prindit të një adoleshenti.

Mësojini fëmijës tuaj të vendos prioritete. 

Përpiquni të njihni shokët e fëmijës tuaj dhe prindërit e tyre!

Kini durim dhe respektojini ndjenjat e fëmijëve tuaj! Mirëkuptoni individualitetin e tyre.

Edukimi është një proces dhe nuk mundeni t’ia dilni të vetëm. Bashkëndajeni edukimin e fëmijëve tuaj me mësuesit dhe mos e delegoni vetëm te shkolla!

Ndihmojini fëmijët të tejkalojnë sfidat!

Kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj! Jetoni dhe ndiqni ëndrrat e tyre!

© Portali Shkollor 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...