Punim nga Anila Aliu, studente e ciklit të dytë në programin Arsim elementar, Universiteti i Tetovës
UNIVERSITETI I TETOVËS ”FADIL SYLEJMANI” FAKULTETI PEDAGOGJIK
PROGRAMI: ARSIMI ELEMENTAR
CIKLI I DYTË
Lënda: Tendencat bashkëkohore në arsim
Tema: Reformat ne arsimin sipëror
Prof.Dr: Rabije Murati Studentja: Anila Aliu
Tetovë, 2023
Përmbajtja:2
Abstrakt 3
Shqyrtimi i literaturës…………………………………………………………………………………….4
Përfundim 9
Referencat Bibliografike 10
3
Abstrakt
Jeta në të cilën jetojmë sot është shumë dinamike dhe e vrullshme. Gjërat ndryshojnë shumë shpejt, brenda një periudhe të shkurtër kohore, njohuritë që kemi fituar pak kohë më parë mund të shndërrohen në panjohuri, kjo ndodh për shkak të zhvillimeve që bëhen në shkencë dhe në teknologji, në mënyrën e jetesës në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe fushën e arsimit e cila ka pasur ndryshime bukur të mëdha sidomos në Kosovë. Fillet e arsimit i gjejmë qysh herët në trevat shqiptare, të cilat kanë evoluar brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Për shkak të rrethanave shoqërore, kulturore, politike, ekonomike, arsim në Kosovë ka pasur probleme të theksuara në raport me shtetet e rajonit. Por, prapë se prapë ka qëndruar stoik përballë të gjitha problemeve dhe sfidave. Duke parë si shumë të nevojshme fillimin e reformave (ndryshimeve) në arsimin sipëror, filluan ndryshimet mjaft të rëndësishme, të cilat mendojmë se kaluan në shumë sfida deri tek fillimi i zbatimit të tyre në praktikë. Ky progres është arritur në bashkëpunim me institucionet e shumta ndërkombëtare.
Arsimi në Kosovë ka marrë një rrugëtim të gjatë, sfidues dhe jashtëzakonisht të vështirë. Situata të tilla sfiduese janë rezultat i nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë. Sot, arsimi në Kosovë konsiderohet të ketë bërë përparim të dukshëm si rezultat të reformave themelore të sistemit arsimor drejt standardizimit në sistemin arsimor të Bashkimit Evropian.
Fjalët kyçe: Reforma, arsimi sipëror, sistemi i Bolonjës
4. Shqyrtimi i literaturës
Sistemi arsimor në Kosovë ka kaluar nëpër zhvillime të jashtëzakonshme dhe të guximshme që nga qershori i vitit 1999, kur përfundoi konflikti në Kosovë. Cilësia e arsimit në Kosovë mbetet sfidë në të gjitha nivelet. Kosova është në një fazë të hershme të çdo lloj përgatitjeje arsimore, kulturore, shkencore dhe kërkimore. Nuk ka pasur progres në vitet e kaluara dhe ka ende nevojë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e arsimit dhe fushat e inovacionit. (Tahirsylaj, 2008)
Përpjekjet për reforma në nivelin e arsimit sipëror filluan menjëherë pasi Universiteti i Prishtinës u rihap pas përfundimit të luftës. Universiteti i Prishtinës mbetet totalisht i kontrolluar nga shqiptarët, por që mbledh studentë nga komunitetet tjera lokale, si: boshnjakët, turqit, romët, egjiptianët dhe ashkalitë. Në periudhën e pasluftës deri në themelimin e MASHT-it, sistemi i arsimit sipëror në Kosovë udhëhiqej nga UNMIK-u, përkatësisht Departamenti i Arsimit dhe Shkencës. Më pas, Universiteti i Prishtinës themeloi Komitetin për Strategji dhe Reforma – i njohur më vonë si Grupi Punues i Bolonjës – i cili duhet të vijojë mbi implikimet e Deklaratës së Bolonjës në arsimin sipëror. Universiteti i Prishtinës ka miratuar sistemin bazuar në tre cikle studimi, i cili përbëhet nga bachelor, master dhe e doktoratës. (Baliqi, 2010)
Misioni i Procesit te Bolonjës është drejtim strategjik për zhvillim. Deklarata, synon formimin e hapsirave europiane në arsim. Deklarata është dokument i hartuar nga konferenca e rektorëve të vendeve të BE-së dhe u miratua më 1999 në Bolonjë. Parimet themelore paraqiten ne Magna Charta Universitatium që nënshkruhen nga ministrat e arsimit te 29 vendeve. (Murati, 2019)
Qëllimet e impelmentimit janë:
1. Mobiliteti i studentëve dhe profesorëve
2. Ndërkombëtarizimi i sistemit sipëror
3. Sistemi i pikëve në vlerësim
4. Kohë e shkurtër e studimeve 3 vjet
5. Zbatimi i lëndëve semestrale, kurrikulare, semestrore
6. Kyçja e studentëve si partnerë në procesin e mësimdhënësve
7.Formimi i grupeve të vogla për mësim dhe ushtrime
8. Punësimi
9. Kompetencat
10. Arsimi i kthyer nga tregu i punës
Qëllimi i Sistemit të Bolonjës është:
a) Evaluimi, definimi përcjellja e standardeve europiane për cilësi në fushën e arsimit sipëror,
b) Sigurimi i cilësisë në arsim,
c) Qasja ndaj cilësisë dhe standardeve,
d) Standadet e perbashkëta,
e) Kyçja e studentëve në cilesinë e arsimit,
f) Akreditimi,
g) Sistemi i kredive ECTS.
Sistemi ECTS është sistem kompleks në dy nivele:
a) Sistem i akumulimit të kredive
b) Sistem i transferit të kredive nga një institucion në tjetër brenda vitit.
Deklarata e Bolonjës si objektiv dhe qëllim themelor ka ndertimin e hapesirës europiane te
arsimit sipëror. (Murati, 2019)
Akreditimi dhe sistemi i kredive
Sistemi i kredive ne tërë arsimin siperor ka nxitur diskutime te gjëra. Ai paraqet nje kompleks cështjesh që ka të bëjë me sigurimin e cilësisë, e ekuivalentimin e diplomave, lëvizjen e lirë të studentëve nga një universitet në tjetrin, përparimin e tyre dhe angazhimin e dimensionuar. Krejt këto janë dimensionuar në 60 kredi për një vit dmth 30 për semestër. (Murati, 2019)
Që nga viti 2001, Kosova ka përshtatur në mënyrë të njëanshme Procesin e Bolonjës, në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe zbatohet nga Keshilli i Europës. Po ashtu, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nxjerrë Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, i cili përcakton kushtet për zhvillimin e arsimit të lartë në RKS. Me këtë ligj është themeluar Agjencia e Akreditimit në RKS, e cila ka vendosur Standardet për Akreditimin e IAL-ve në Republikën e Kosovës, të cilat janë në përputhje të plotë me dokumentet e Hapësirës Evropiane të Arsimit sipëror. Krahas këtyre zhvillimeve në arsimin sipëror në Kosovë, kishte nevojë për krijimin e Universiteteve të reja publike. Nga viti 2010 deri në vitin 2015 janë themeluar 6 universitete të reja publike në Republikën e Kosovës. (Dashamir Berxulli,Rozafa Koliqi,Bardha Qirezi,Bekim Baliqi,Sinica Ilic,Ajtene Avdullahu,Furtuna Mehmeti,Burim Gashi, 2020).
Të gjitha institucionet e arsimit sipëror aktualisht zbatojnë sistemin e krediteve ECTS, sistemin e diplomave me tre cikle, mobilitetin e studentëve dhe stafit, suplementin e diplomës dhe sistemin e sigurimit të cilësisë. Ngarkesa vjetore e studentëve me kohë të plotë vlerësohet të jetë 1500 orë, duke e bërë një pikë krediti ECTS të barabartë me 25 orë ngarkesë. Për nga strukturat e diplomave arsimit sipëror është i organizuar në tre cikle:
Cikli i parë – Tre (3) deri në katër (4) vite studime në të cilat studenti grumbullon 180 ose 240 ECTS, përkatësisht, dhe merr një Diplomë Bachelor.
– Cikli i dytë – Një (1) deri në dy (2) vite studime pas përfundimit të nivelit të parë në të cilin studenti grumbullon përkatësisht 60 ose 120 ECTS dhe fiton Diplomë Master.
– Cikli i tretë – Një program studimesh doktorature me karakter akademik dhe kërkimor shkencor të pavarur. Studimet e doktoraturës kërkojnë të paktën 3 vite studime ose 180 ECTS. (Dashamir Berxulli,Rozafa Koliqi,Bardha Qirezi,Bekim Baliqi,Sinica Ilic,Ajtene Avdullahu,Furtuna Mehmeti,Burim Gashi, 2020)
Në Kosovë aktualisht funksionojnë 9 institucione publike të arsimit të sipëror dhe disa private.
Të gjitha institucionet arsimore në Republikën e Kosovës funksionojnë në kuadër të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë, qëllimi i të cilit është krijimi i bazës ligjore për rregullimin,
funksionimin, financimin, sigurimin e cilësisë në arsimin sipëror në përputhje me standardet evropiane, si dhe rolin e shtetit dhe shoqërisë në zhvillimin e arsimit sipëror në Republikën e Kosovës. (Kosumi, 2017)
Vetëm institucionet e akredituara mund të ofrojnë studime të cilat përmbyllen më një titull
akademik apo diplomë. Një sfidë e vazhdueshme për tërë sistemin arsimor, pra edhe për arsimin sipëror, është ndarja etnike e arsimit. Megjithëse me Marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013, ishin bërë përpjekje për të trajtuar çështjen e njohjes reciproke të diplomave, kjo nuk ka arritur të zbatohet. Meqenëse arsimi nuk ka pasur të bëjë vetëm me edukimin, por është shfrytëzuar edhe për manipulimin politik, arsimi sipëror është bërë një tjetër arenë e fronteve etnike konkurruese.
Pas luftës, serbët e Kosovës që jetojnë në Mitrovicën e Veriut kanë refuzuar të pranojnë
pavarësinë e Kosovës, dhe rrjedhimisht edhe të Universitetit të Prishtinës nga sistemi arsimor serb. Në këtë refuzim ata përkrahen nga Serbia. (Aliu, 2019) .
Departamentet e Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë janë mbajtur nën kontroll nga serbët e Kosovës, të cilët e kanë emëruar atë si Universiteti i Prishtinës në Mitrovicën e Kosovës apo UPKM. Por, meqë ky universitet drejtohet dhe funksionon sipas sistemit arsimor të Serbisë, diplomat e tij duhet të njihen në Kosovë në mënyrë që studentët të mund të punësohen në Kosovë. Nga ana tjetër, diplomat e Kosovës nuk njihen në Serbi, gjë që e bën të pamundur që shqiptarët që jetojnë në Serbi të gjejnë punë atje. (Aliu, 2019) .
Një çështje tjetër që kontribuon në cilësinë e dobët të arsimit sipëror është korrupsioni. Në një raport të porositur nga Këshilli i Evropës, të vitit 2017, thuhet se korrupsioni përbën “një problem të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm strukturor që ka vazhduar të përkeqësohet në vitet e fundit Përveç ndarjes etnike dhe korrupsionit, arsimi sipëror gjithashtu po abuzohet politikisht.
Marrja e një vendi të punës në universitet si ligjërues është pothuajse e pamundur në qoftë se nuk i përket një prej partive më të forta politike. Meqenëse universiteti është vendi ku mund të influencohen studentët me vizion politik partitë kanë interes të vazhdueshëm që të instalojnë atje njerëzit e tyre. (Aliu, 2019) .
Numri i studentëve në arsimin sipëror në Kosovë është rritur vazhdimisht. Nga 40,000 studentë në vitin 2004, ky numër ka është rritur në 122,000 studentë në vitin 2015. Për 100,00 banorë Kosova ka 6,669 studentë, gjë që përbën dyfishin e mesatares në Bashkimin Evropian. Rritje ka shënuar edhe numri i programeve të studimit, ndonëse, sipas hulumtimeve, ekziston një shpërputhje mes kërkesave të tregut të punës dhe programeve të arsimit sipëror. Rritja e numrit të studentëve, përkundër nevojës së lartë, nuk është përcjellë me rritjen proporcionale të stafit akademik në institucionet e arsimit sipëror. Për më tepër, gjithashtu mungon infrastruktura dhe pajisjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit sipëror. Një nga shërbimet kyçe që duhet të ofrojnë një universitet është qasja në literature të përditësuar në biblioteka dhe në formë elektronike. Kjo do ta ngrinte cilësinë e arsimit të sipëror, por edhe të kërkimeve shkencore. Megjithatë, kjo edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë për Kosovën (Aliu, 2019).
Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, institucionet e arsimit sipëror klasifikohen në këto kategori:
Universiteti është një institucion i arsimit sipëror që ofron programe arsimore, shkencore,
kërkimore/artistike dhe profesionale në të paktën pesë fusha të ndryshme lëndore dhe që ka të paktën një të diplomuar me doktoraturë të akredituar në secilin prej këtyre programeve.
Kolegji Universitar është një institucion i arsimit sipëror, i cili ofron Bachelor, Master dhe
studime të Doktoraturës në të paktën tre fusha studimi.
Kolegji është një institucion i arsimit sipëror i cili ofron programe profesionale ose akademike në nivel Bachelor dhe Master.
Shkollat e larta profesionale ofrojnë kurse profesionale në një ose më shumë fusha profesionale në nivelin Bachelor.
Akademitë ofrojnë arsim të lartë dhe aktivitet krijues në fusha të veçanta të artit, sportit apo fusha të tjera profesionale në nivel Bachelor dhe Master. (Dashamir Berxulli,Rozafa
Koliqi,Bardha Qirezi,Bekim Baliqi,Sinica Ilic,Ajtene Avdullahu,Furtuna Mehmeti,Burim Gashi,
2020)
Përfundim
Pavarësisht vështirësive nëpër të cilat ka kaluar Kosova ndër vite, si p.sh zhvillimi i ulët social ekonomik, nivelet e larta të varfërisë dhe zhvillimet politike që kanë pasur ndikim të
drejtpërdrejtë në fushën e arsimit sipëror, arritje pozitive. në lidhje me zhvillimin e arsimit në përputhje me trendet dhe standardet në sistemet arsimore ndërkombëtare shihet qartë në Kosovë.
Kosova është duke u përballur me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë dhe arsimi cilësor është një prej sfidave kryesore që është identifikuar nga punëdhënësit. Diploma universitare nuk aranton doemos punësimin, pasi që 25 për qind e njerëzve me diplomë universitare janë të papunë.
Kosova nuk është edhe formalisht anëtare e procesit të Bolonjës, por qëkurse Universiteti i
Prishtinës i ka futur Reformat e Bolonjës në vitin 2001/2002 Kosova ka bërë përpjekje që të përshtatë legjislacionin kombëtar dhe të harmonizojë programet studimore në pajtim me
udhëzimet e Bolonjës.
Sidoqoftë, arsimi sipëror ende po përballet me mospërputhjen me standardet e cilësisë,
programet studimore nuk i reflektojnë nevojat e tregut të punës, dhe nuk ka punë të mjaftueshme studimore. Me fuqizimin e Ligjit të Ri për Arsimin sipëror, të gjitha institucionet e arsimit sipëror duhet që t’i harmonizojnë statutet dhe rregulloret e tyre ne pajtim me të.
Referencat Bibliografike
Aliu, L. (2019). Analizë e sistemit arsimor në Kosovë. Inject.
Baliqi, B. (2010). Higher Education Policy in Kosovo – Its Reform Chances and Challenges.
Academia.edu.
Dashamir Berxulli,Rozafa Koliqi,Bardha Qirezi,Bekim Baliqi,Sinica Ilic,Ajtene Avdullahu,Furtuna Mehmeti,Burim Gashi. (2020). Overview of the Higher Education System. Erasmus.
Higher Education System. (2020). Recognition of Academic Qualifications.
Kosumi, B. (2017). UKZ STRATEGIC PLAN 2017-2022. uni-gjilan.net.
Murati, R. (2019). Demokracia në shkollë. Luma Grafik.
Tahirsylaj, A. (2008). Higher Education in Kosovo: Major Changes, Reforms and Development
Trends at University of Prishtina and University of Mitrovica and their role in peace
building and reconciliation during post-conflict period.