E martë, 25 Shkurt, 2025

Nga Andi Rrapi: Ministres Nagavci i ka konvenuar greva, për arsye të mungesës së teksteve shkollore

- Advertisement1-

Në shkollën tonë dje kanë ardhur librat për klasën e pestë, ndërsa jo të gjitha për klasat: e tretë, tetë, dhe nëntë.

E mungesa e librave për nxënësit është një sinjal i qartë se ministres Arbërie Nagavci i ka konvenuar greva ne arsim.

- Advertisement -

Këtë e përforcon më shumë edhe mos përfundimi i shumë konkurseve në të gjitha shkollat e vendit për përgjedhjen e mësimdhënësve, çka merr 2 muaj kohë përfundimi i një konkursi pune që e kanë ndryshuar UA. për punësim, ku në shumë shkolla ndodhë që duhet të hapen konkurs pune pa paramendim për mësimdhënës me UA.

Një shqetësim të madh kemi pasur edhe vitin e kaluar, ku kemi pranuar librat në fund të shtatorit dhe me mungesë të teksteve që kemi hequr gjihë vitin shkollor, ku minstrja Nagavci deklaronte për media se kanë bërë kursim të buxhetit, ku viti shkollor kishte filluar më 27 shtator 2021, si arsye të pandemisë, por kjo ka ndodhë për mos sigurimin e teksteve dhe materialit pedadogjik.

Shqetësim tjetër ështv që 2 vite mossigurimi i teksteve shkollore nga Nagavci-MASHT-i për parafillorët që prindërit duhet t’i blenin me mjete të veta.

Këto gjëra MASHT-it i i kanë shkuar për shtati që greva në arsim e ka vonuar fillimin e procesit mësimor.

Por nga e hëna besoj që mësimi do të fillojë pasi tani i kanë afër përfundimit edhe konkurset për pranimin e mësimdhënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...