Nga Ana Llazo: Të mendosh ndryshe, të mësosh me pasion – rruga drejt të nxënit kritik dhe krijues

- Advertisement -

Në shekullin e ideve, të menduarit dhe të mësuarit janë bërë më shumë se kurrë krijuese. Mënyra e të mësuarit evolon me kohën ku nuk mjafton të dish – duhet të kuptosh, të pyetësh, të kërkosh zgjidhje, të krijosh.

- paragrafi 1 -

Ky është thelbi i të nxënit kritik dhe krijues,një mënyrë mësimi që nuk mbështetet në mënyrën e të mësuarit tradicional por në guximin për të ndjekur shtigje të reja.

- Advertisement -

Të mësosh në mënyrë krijuese nuk do të thotë të mësosh përmendësh por do të thotë të kuptosh botën ndryshe.

Të mësuarit kritik të mëson të mos pranosh gjithçka si të vërtetë vetëm sepse ta ligjëruan. Ai të mëson të analizosh, të pyesësh, të ndash faktet nga opinioni, të krijosh një mendim tëndin.

Të mësuarit krijues të jep fuqinë për të parë më larg,për të gjetur forma të reja, për të krijuar ide të reja dhe për të ndërtuar diçka të re.

- Advertisement -

Të gjitha këto e bëjnë nxënësin jo një ndjekës të dijes, por një krijues të saj.

Kur një nxënës pyet “Pse?”, “Po sikur…?”, ose “Si mund ta bëj ndryshe?”, ai ka hyrë në terrenin më të bukur të të mësuarit: në kërkim të kuptimit, jo vetëm të notës.

Çdo pyetje apo ide që lind nga mendja e tij, është një hap drejt vetëbesimit dhe pavarësisë.

Shpesh mendojmë se krijues janë vetëm artistët apo shkrimtarët. Por krijimtaria jeton kudo: në një nxënës që zbulon një mënyrë të re për të zgjidhur një problem, që ndërton një projekt me pasion dhe përkushtim.

Mësuesi nuk është më figura që jep të gjitha përgjigjet. Ai është frymëzuesi që ngre pyetje, udhëheqësi që lejon lirinë e mendimit.

Një mësues që guxon të nxjerrë nxënësin nga zona e rehatisë, është një mësues që rrit mendje të lira.

Të nxënit kritik dhe krijues nuk janë vetëm mjete për të kaluar një test, ato janë armët e buta me të cilat përballojmë sfidat e së ardhmes.

Le ta kthejmë klasën në një vend ku pyetjet vlejnë më shumë se përgjigjet, ku gabimi është fillimi i të kuptuarit, dhe ku krijimtaria nuk kufizohet, por motivohet. /AlbanianEducation.net/.