E martë, 21 Janar, 2025

Nga Ana Llazo: Rëndësia dhe sfidat e zhvillimit profesional të mësuesve

- Advertisement1-

Roli i mësuesit ka ndryshuar në epoken e globalizimit dhe zhvillimit teknologjik.

Mësuesi nuk është thjesht një përçues i informacionit, por është njëkohësisht mbështetës i zhvillimit intelektual dhe emocional të nxënësit.

- Advertisement -

Për të qenë të përgatitur për sfidat e kohës mësuesit kanë nevojë për një zhvillim profesional të strukturuar dhe të vazhdueshëm.

Ky zhvillim konsiderohet si një faktor kyç për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend. 1-

Zhvillimi profesional është esencial për disa arsye:

1. Përmirëson metodat e mësimdhënies

2. Rrit motivimin dhe përkushtimin

3. Përgjigjet ndaj sfidave të reja, ku çështje si diversiteti në klasë, teknologjia në mësimdhënie dhe edukimi gjithëpërfshirës kërkojnë aftësi specifike.

- Advertisement -rrrrrrr

Sfidat në zhvillimin profesional:

1. Mungesa e fondeve për të ndjekur kurse të avancuara apo konferenca ndërkombëtare.

2. Mungesa e mbështetjes strukturore ku shkollat mund të mos kenë kapacitetet e duhura për t’i mbështetur.

3. Koha e kufizuar për të ndjekur programe trajnimi. Për të pasur prespektivë në të ardhmen është e rëndësishme rritja e fondeve për trajnimin e mësuesve, ndërgjegjësimi dhe mbështetja institucionale si dhe përfshirja e teknologjisë në kurse online dhe webinare.

Përmes zhvillimit profesional të vazhdueshëm krijohet mundësia për të ndërtuar një sistem arsimor më të fortë, më të suksesshëm dhe mund ti përgatisim më mirë nxënësit për botën e së tashmes dhe së ardhmes.

© AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...