Nga Ana Llazo: PISA 2025 – Një pasqyrë për të reflektuar për të ardhmen dhe përmirësimin e sistemit arsimor

- Advertisement -

Rezultatet e raportit PISA 2025 sjellin një moment të rëndësishëm reflektimi për sistemin arsimor në vendin tonë. Renditja e Shqipërisë ndër vendet me performancë të ulët në Europë na tregon se duhet të ndalemi dhe të analizojmë se si mund të përmirësojmë cilësinë e arsimit dhe përgatitjen e brezave të rinj për jetën dhe profesionet e së ardhmes.

- paragrafi 1 -

Ky raport, që mat aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë, na tregon se cilat janë pikat që duhen forcuar dhe se ku duhet të përqendrohen përpjekjet për përmirësim.

- Advertisement -

Të dhënat tregojnë se nxënësit shqiptarë përballen me vështirësi në kuptimin e tekstit, në arsyetimin logjik dhe në zbatimin praktik të njohurive shkencore. Kjo tregon se përveç përvetësimit të dijes, duhet të forcohen edhe aftësitë e të menduarit kritik, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve, që janë thelbësore për jetën bashkëkohore.

581973661 994954026161554 3878794074552076485 n

Në këtë drejtim, roli i mësuesit mbetet thelbësor. Mësuesi është frymëzuesi i mendimit të pavarur tek nxënësit. Për këtë arsye, formimi i vazhdueshëm profesional, dhe krijimi i kushteve që nxisin inovacionin pedagogjik janë elemente thelbësore për të arritur përmirësime të qëndrueshme.

- Advertisement -

Po ashtu, shkolla bashkëkohore duhet të jetë një mjedis që nxit kërkimin, diskutimin dhe eksperimentimin, ku teknologjia dhe metodat moderne të mësimdhënies të integrohen në mënyrë tëdhe të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Raporti PISA duhet parë si një mundësi reflektimi dhe zhvillimi. Ai na kujton se arsimi është një proces që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve, mësuesve, prindërve dhe komunitetit.
Nëse fokusi mbetet tek cilësia, barazia dhe zhvillimi i të menduarit kritik dhe krijues atëherë rezultatet do të maten me aftësinë e të rinjve për të ndërtuar me dije dhe vizion të ardhmen e tyre.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara