Nga Ana Llazo: Këto janë faktorët që kanë ndikuar në rënien e rezultateve të maturës

- Advertisement -

Matura shtetërore është e rëndësishme për sistemin arsimor paraunivarsitar. Ajo ofron një mënyrë standarde për të vlerësuar njohuritë dhe aftësitë e të gjithë nxënësve.

- paragrafi 1 -

Rezultatet e maturës përdoren si një kriter kryesor për pranimet në universitet. Gjithashtu ajo shërben si një mjet për të vlerësuar cilësinë e arsimit në shkolla dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim.

- Advertisement -

Nxënësit që performojnë mirë në maturë kanë më shumë mundësi për të vazhduar drejtimet akademike dhe profesionale që dëshirojnë. Por këtë vit rezultatet e provimeve kanë pësuar rënie si në lëndët bazë por edhe në ato me zgjedhje.

Cilat janë faktorët që kanë ndikuar në rënien e këtyre rezultateve?

1-Cilësia e arsimit dhe metodat e mësimdhënies ku vlen për tu përmendur ndryshimet në kurrikul, përdorimi i metodave të reja të mësimdhënies dhe trajnimi dhe kualifikimi i mësuesve.

- Advertisement -

2-Infrastruktura dhe teknologjia, ku aksesueshmëria në teknologji dhe paisjet teknologjike ndikojnë në një mësimnxënie më produktive.

3-Politikat arsimore dhe mbështetja institucionale por edhe monitorimi edhe vlerësimi i performancës së këtyre nxënësve.

4-Ndikimet kulturore pasi vlerat dhe normat kulturore që lidhen me arsimin dhe provimet mund të ndikojnë në motivimin dhe përpjekjen e këtyre nxënesve.

5-Stili i të mësuarit dhe adaptimi ndaj stileve të ndryshme të të mësuarit.

6-Materialet mësimore ku kualiteti dhe aksesueshmeria e materialeve duhet të jetë me tekste cilësore përfshirë dhe burime shtesë online.

7-Perceptimi dhe qëndrimi i nxënësve por edhe i familjarëve ndaj rëndësisë së arsimit dhe provimeve.

Por përveç këtyre faktorëve të brëndshëm do të listoja dhe dy faktorë të jashtëm; kushtet ekonomike dhe sociale si dhe shëndeti fizik mendor i cili ndikon në një performancë të drejtpërdrejt në mësimnxënie por edhe në rezultatet e maturës.

Një raport i detajuar që përfshin këto aspekte por jo vetëm do të ndihmonte për të kuptuar më mirë arsyet e rënies së rezultateve si dhe për të ndërmarrë masa për përmirësimin e gjendjes në të ardhmen.

Shkrim i dërguar për AlbainanEducation.net