E shtunë, 11 Janar, 2025

Nga Ana Lazo: Respektimi i teknologjisë me përgjegjësi dhe ndërgjegjësim sjell produktivitet në mjediset e shkollës

- Advertisement1-

Interneti është pjesë e pandashme e jetës së të rinjve. Për të ofruar një mjedis më të mirë na përket të gjithëve duke kontribuar për ta bërë internetin hapësirën e informimit dhe komunikimit në mënyrë të sigurtë.

Respektimi i teknologjisë me përgjegjësi dhe ndërgjegjësim sjell produktivitet në mjediset e shkollës por jo vetëm.

- Advertisement -

Të rinjtë kanë të drejtë të informohen dhe të shprehin veten e tyre duke gjeneruar ide dhe shkëmbyer informacion , duke u konsideruar si protagonistët kryesor të internetit.

Ky zhvillim i vrullshëm shoqërohet drejtperdrejt me ekspozimin e ketyre të rinjve ndaj rreziqeve si pasojë e përdorimit të tepërt dhe jo të sigurtë.

Kohët e fundit vihet re tendenca në rritje mbi situatat e dhunës, bullizmit, shantazhimeve dhe perndjekjeve që rrezikojnë adoleshentët brenda dhe jashtë mjediseve shkollore si rezultat i keqperdorimit te rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi.

Ekspozimi ndaj rreziqeve është i madh ndaj dhe siguria e përdorimit të internetit duhet të jetë e madhe.

Ndeshja me faqe interneti të pahijëshme mund të ndikojë në procesin e të menduarit dhe të sjelljes.

Ndaj angazhimi i të gjithëve prej nesh duhet të jetë i madh duke dhënë mesazhe ndërgjegjësuese, duke shpërndarë materiale informuese dhe duke përcjellë raportim të rasteve në mënyrë që ta parandalojmë këtë fenomen i cili mund të konsiderohet si një plagë e shoqërisë moderne.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...