Të jesh mësimdhënës që të edukosh të tjerët do të thotë para së gjithash ta riedukosh vetën.
Ky është një reflektim i thellë që nënvizon rëndësinë dhe rolin e mësimdhënësit , rolin e tij në mësimdhënje dhe mësimnxënje.
Arsimi është një proces tejet dinamik. Për të transmetuar njohuritë dhe vlerat, mësimdhënësi duhet të vërë në funksion bindjet, metodat dhe praktikat e tij/saj. Kjo siguron që mësimdhënia të mbetet e rëndësishme dhe e përshtatur me nevojat e nxënësve nē raport me kohën . Bota është vazhdimisht në zhvillim.
Prandaj,mësimdhënësit duhet t’i përditësojnë njohuritë e tyre, të jenë të hapur ndaj ideve të reja dhe të integrojnë praktika të reja për të qëndruar në hap me kohën dhezhvillimet teknologjike.
Edukimi dhe arsimimi i të tjerëve përfshin udhëheqjen me shembull vetanak . Duke riedukuar veten, mësimdhënësi mishëron vlerat që dëshiron të transmetojë, si kurioziteti, përpjekja ose përshtatshmëria.
Një mësimdhënës i mirë është ai që di të pyesë veten se ku është , të rishikojë metodat e tij dhe të përmirësohet vazhdimisht.
Mësimdhënësit duhet të mësojnë nga nxënësit aq sa ata mësojnë prej tij. Kjo promovon një shkëmbim pasurues në mësimdhënje dhe mësimnxënje.
Nxënësit e sotëm zhvillohen në rrethana dhe mjedise të ndryshme. Për të mbetur relevant, mësimdhënësi duhet t’i integrojë këto realitete në qasjen e tij të mësimdhënies. Ky reflektim inkurajon ta shohim arsimin si një proces zhvillimi të ndërsjellë, ku mësimdhënësi dhe nxënësi rriten së bashku.
Për të përfunduar; ky reflektim na kujton se edukimi është një udhëtim i përbashkët ku mësimdhënësi bëhet edhe udhërrëfyes edhe njëkohësisht nxënës.
Për të dhënë mësim në mënyrë efektive, ai duhet të pranojë që të transformohet së pari vetë.
P.s.Refliktim nga përvoja shumëvjeçare.