E martë, 26 Nëntor, 2024

Nga Alush Leci: Shkollat ​​janë kthyer në arena dhe teatro dhune ndaj mësuesve, stafit administrativ dhe nxënësve

- Advertisement1-

Shkolla është një vend mësimi, një vend i shenjtë për transmetimin e njohurive, rrënjosjen e vlerave njerëzore dhe zhvillimin e aftësive të ndryshme për të përgatitur sa më mirë nxënësin për të përballuar me kokën lart sfidat e jetës.

Sot, shkollat ​​tona janë kthyer në arena dhe teatro dhune ndaj mësuesve, stafit administrativ dhe nxënësve. Dhuna po përshkallëzohet dhe po përfiton shumë terren. Kjo situatë alarmante na shtyn të reflektojmë për të evidentuar konkretisht shkaqet e përhapjes së këtij fenomeni shoqëror, pasojat katastrofike të tij dhe zgjidhjet e mundshme të parashikuara me synimin për të frenuar këtë tension të rinovuar dhe për të frenuar këtë vrull të spirales së dhunës?

- Advertisement -

Sipas mendimit tim modest, rritja e akteve të dhunës është për shkak të faktorëve të mëposhtëm:

Në të kaluarën, shkolla ka luajtur rolin e saj të një ashensori shoqëror,hapësirës për zhvillimin dhe transmetimin e njohurive nga mësimdhënës të përkushtuar që kishin një mision për të përcjellë dhe transmetuar vlera të mirëfillta tek nxënësit. Sot,situata ka ndryshuar pothuajse tërësisht ku statusi i mësimdhënësit ka rënë dhe po diskreditohet çdo ditë e më shumë me fajin e tyre dhe të shoqërisë padyshim.

Në shkolla ka mungesë të stafit pedagogjik dhe mungesë të stafit administrativ.Kemi shkolla të mbipopulluara dhe e kundërta shkolla me numër të vogël të nxënësve,as njëra dhe as tjetra nuk mundë ta kryejnë punën e tyre. Mungesa e trajnimit të mësuesve në menaxhimin e konflikteve dhe menaxhimin e ngacmimit dhe dhunës në format e saj të ndryshme, përkatësisht dhunë verbale, psikologjike dhe trupore.

Dhuna mbretëron edhe në familje si dhe në nivelin e shoqërisë dhe shkolla është në fund të fundit një mikrokozmos që riprodhon atë që po ndodh gjetiu.

Prania efektive e dhunës në videolojëra, filma si dhe në institucione shtetërore(Kuvend), media etj. Të rinjtë janë të prirur t’i riprodukojnë dhe t’i rikujtonë në klasë dhe në shoqëri.
Prandaj,jo rrallë kemi nxënës të demotivuar dhe të çorientuar që bëjnë dhunë për mungesë të mbikëqyrjes nga mësimdhënësit dhe familja.

Kështu që vjen deri te humbja e vlerave, respektit, tolerancës, bashkëjetesës dhe ndjeshmërisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Në shumë raste vjen edhe deri aty sa prindërit heqin dorë nga fëmijët e tyre ashtu që fëmijët bëhen të rrezikshëm për ambientin (shkollën).

Është e vërtetë që kjo rritje e dhunës në ambientet e shkollës dhe gjetiu ka pasoja të dëmshme për nxënësin ngacmues, nxënësin e ngacmuar dhe gjithë komunitetin arsimor.

Nxënësi ngacmues, i cili përdor dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, mësuesve apo të tjerëve, është në fakt një nxënës që ka humbur qëndrimin e tij, që ndihet i zhgënjyer dhe që nuk di më çfarë të bëjë dhe si të sillet. Ky nxënës i dështuar ose si themi problematik aspiron t’i bezdis nxënësit tjerë, t’i bezdisë në menyrë që të gjithë ta përqafojnë dështimin dhe t’i bashkangjiten atij. Dështimi i tij shpesh është përgjegjësi e një mësuesi ose e një mori mësuesish, prandaj krijohet një neveri ndaj stafit mësimdhënës dhe mund të krijohet edhe situata dhune në drejtim të mësimdhënësve.

Ndër zgjidhjet e rekomanduara janë:

Zbatimi i disa qelizave monitoruese për të identifikuar qartë nxënësit ngacmues dhe për t’i ndihmuar ata të ndryshojnë sjelljen e tyre: fyerje, vërejtje lënduese, agresion, ngacmim, etj.

Parandalimi dhe ndërhyrja e hershme e mësuesve dhe personelit administrativ për të identifikuar nxënësit ngacmues dhe vendet që ata frekuentojnë ku mund të ndodhin këto dukuri dhune, si korridoret, tualetet, këndi i lojërave apo rrethinat e shkollave.

Prindërve u kërkohet të ndjekin të fëmijët e tyre, sepse ata janë viktima të ngacmimeve kibernetike dhe vuajnë nga fyerjet dhe komentet e bezdisshme. Ndërhyrja e prindërve dhe dëgjimi i vëmendshëm i fëmijëve të tyre që janë viktima të sulmeve online është i rëndësishëm dhe e ndihmon fëmijën të dalë prej saj më i pjekur dhe më i plotësuar në edukatë.

Shkolla ka për detyrë të luajë një rol udhëheqës përmes dëgjimit, monitorimit, ndjeshmërisë… në mënyrë që t’i udhëzojë për të mësuar, për të përmirësuar aftësitë e tyre, për të evoluar në siguri të plotë brenda një hapësire motivuese, tërheqëse dhe të sigurt.

Bashkimi i përpjekjeve të të gjithë komunitetit arsimor nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe parandalimit për të garantuar mirëqenien e nxënësve.

Shkollës i kërkohet të punojë së bashku me aktorët e shoqërisë civile gjatë gjithë vitit për t’u dhënë një dorë nxënësve viktima të dhunës, duke u siguruar atyre mjetet dhe burimet për të mbrojtur veten dhe në të njëjtën kohë duke u kujdesur për viktimat.

Nevoja për të përshtatur një qasje pjesëmarrëse dhe një pedagogji pozitiviteti dhe dashamirësie ndaj të gjithë nxënësve.

Duhet të ndërmirren fushata të përsëritura për të luftuar kundër braktisjes së shkollës, varësisë nga droga dhe ekranet.

Si dhe të krijohen ura konstruktive të bashkëpunimit dhe të komunikimit ndërmjet shkollës,familjes si dhe shoqërisë në tërësi. /Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

Profesoresha Dafinë Beqiri - Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të...

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...