Mësimdhënia është një profesion i vështirë dhe këtë e realizojnë vetëm ata/ato që janë në klasë.
Trajnimet na mësojnë shumë më tepër teorinë sesa realitetin që krijohet në “fushën” e lojës.
Shumë artikuj, studime flasin për gabimet e bëra nga nxënësit, por për gabimet që bëjnë mësuesit…. dhe a kanë të drejtë të gabojnë edhe mësimdhënësit?
Të them të drejtën, të gjithë kemi bërë gabime në fillim të karrierës dhe ndoshta edhe më vonë dhe kemi marrë edhe mësime gjatë punës në “fushë”… është pjesë e punës!
Gjatë punës edukative, ekzistojnë gabime.
Nëse gabimi pranohet në mësim për nxënësit, duhet toleruar edhe me respekt edhe ndaj mësimdhënësit.
Në fillim të karrierës së tij mësimdhënësi kërkon, dokumenton, eksperimenton, ndonjëherë edhe i tejkalon gjërat dhe është normale që të gaboi.
Prandaj,rëndësia e asistencës së trajnerit dhe ndihmesa në mes mësimdhënësve të së njëjtës lëndë, duke krijuar hapësira për diskutim,bashkëpunim, shkëmbim praktikash, dhe shkëmbim përvojash.
Gabimet janë të nevojshme për t’u bërë një mësimdhënës i mirë dhe i suksesshëm. Është e nevojshme dhe domosdoshmëri një reflektim i mirë personal gjatë tërë punës edukativo-arsimore që në vazhdimësi të ndryshohet çasja ndaj punës dhe mënyra e mësimdhënjes.
Prandaj, mendoj se mësimdhënësi mund edhe të bëj ndonjë gabim gjatë karierës së tij.
Por, gabimin duhet ta evitoj dhe ai të jetë një mësim për punën e mëtejme.