1.Dëgjoni këngë në gjuhën të cilën dëshironi që ta mësoni.
Këngët ju familjarizojnë me gjuhën dhe fonetikën e saj.Ajo nuk ju duket pastaj e pakapshme për veshin .
2.Shikoni filma dhe dëgjoni njëkohësisht fjalët me vëmendje është një rast i mirë për ta ushtruar të kuptuarit.
3.Të mësuarit me lojra,është një metodë shumë e njohur njekohësisht nxënësi argëtohet me këtë mënyrë ashtu që i mbanë në mend fjalët dhe informatat e reja.
4.Interneti është një mënyrë shumë efikase për mësimin e një gjuhe të huaj.Ai(interneti) ju mundëson plotësimin e ushtrimeve si dhe është tejet argëtues për mësimin e një gjuhe të huaj.
5.Gjuhën përdorne çdo ditë,përpiquni të flisni,bëni fjali dhe ato mundohuni t’i përshtatëni me rregullat gramatikore.
6.Mos u përqëndroni vetëm në rregullat gramatikore.
Gramatika është e rëndsishme por fjalori,të kuptuarit dhe komunikimi është shumë më i rëndsishëm se sa kompetencat tjera.
7.Përdorni fjalorin e gjuhës që po e mësoni ato fjalë që i dini por gjithnjë duke u përpjekur të mësoni dhe ta pasuroni fjalorin tuaj me fjalë të reja.
8.Bëni përpjekje të gjeni bashkëbisedues që gjuhën që e mësoni ju baskëbiseduesi e ka gjuhë amëtare.Sepse një komunikim i tilë ju mundëson ta mësoni gjuhën dhe kulturën e gjuhës së huaj.
9.Vizitat,udhëtimet edhe një qëndrim në vendin e gjuhës të cilën jeni duke e mësuar do t’ju ndihmonte shumë.Sepse do të ishit larg nga gjuha amëtare si dhe dalëngadalë e fitoni besimin në të folurit e gjuhës së huaj.
10.Mos u shqetësoni edhe nëse bëni gabime gjatë të folurit.Gabimet do t’i evitoni nëse jeni të përkushtuar dhe gjithmonë do të gjendet dikush që ju ndihmon.
Me vetëmohim dhe punë arrihen të gjitha!