UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI PEDAGOGJIK
PROGRAMI EDUKIM PARASHKOLLOR
STUDIME MASTER
PUNIM SHKENCOR
LËNDA: TENDENCAT NË ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË EDUKATORËVE
TEMA: “EDUKIMI I HERSHËM NË KOSOVË, QASJE ANALITIKE”
Punoi: Profesori i lëndës:
Albiona Sejdijaj Prof. Dr. Rabije Murati
Tetovë, 2023
Përmbajtja
Abstarkti………………………………………………………………………………………………………………………….3
Hyrje………………………………………………………………………………………………………………………………4
Qëllimet e arsimit parauniversitar………………………………………………………………………………………6
Parimet e arsimit parauniversitar……………………………………………………………………………………….7
Kompetencat kryesore……………………………………………………………………………………………………..7
Fushat e kurrikulës…………………………………………………………………………………………………………..8
Strukturimi i klasës përgatitore dhe arsimit fillor………………………………………………………………..9
Veçoritë e klasës përgatitore……………………………………………………………………………………………9
Zhvillimi i hershëm i fëmijës…………………………………………………………………………………………..10
Rëndësia e lojës në zhvillimin e fëmijëve………………………………………………………………………….10
Përfundime…………………………………………………………………………………………………………………..13
Literatura……………………………………………………………………………………………………………………..13
Abstrakti
Në këtë punim seminarik do të trajtohet tema:“EDUKIMI I HERSHËM NË KOSOVË, QASJE ANALITIKE”. Ky punim u punua duke u mbështetur në hulumtime, libra dhe në Kurrikulën Bërthamë të Republikës së Kosovës. Në këtë punim flitet për edukimin e hershëm, qëllimet e edukimit të hershëm, parimet, kompetencat, fushat kurrikulare si dhe zhvillimin e fëmijës 0-6 vjeҫ. Rëndësi të madhe në edukimin e hershëm ka edhe loja për të cilën kemi folur më gjerësisht.
Hyrje
“Arsimi, në fakt, është një faktor universal për të gjithë njerëzit në botë. Arsimi tregon shkallën e emancipimit dhe i afron njerëzit, dhe mos harrojmë se arsimi edhe keqpërdoret. Këto janë dy elemente që kërkojnë arsimi të artikulohet dhe të përshtatet në të gjitha vendet. Me arsye them se arsimi është “ngjitëse”. Një arsim i mirë, solid e cilësor mendoj se nxit njerëzit të bashkëpunojnë, të bashkëqenësojnë, që bashkërisht të ndërtojnë perspektivën. Këtë e kërkon Evropa. Përvoja evropiane tregon për disa qëndrime lidhur me realizimin e integrimit arsimor. – Qëndrimi i parë është zhvillime të reja shoqërore dhe nevoja e natyrshme ndaj problemeve arsimore. – Qëndrimi i dytë është përfshirja e arsimit në proceset e reja zhvillimore, zhvillimi i aftësive, profesionale, mobiliteti i diturive etj. Favoret që ofron arsimi europian janë të shumta, prandaj arsimi dhe shkolla jonë tenton dhe bën përpjekje të jetë pjesë e tij. – Arsimi ynë gjendet përballë shumë sfidash për të bërë, dhe duhet të përballojë vështirësi për të arritur te qëllimi. – Gara më e madhe evropiane për arsimin do të vërë përballë diturinë dhe aftësitë. – Sfida që ofron arsimi europian është shumëdimensionale dhe me relevancë”. (Murati, Tendencat bashkëkohore në arsim, 2018)[1]
Arsimi parashkollor përfaqëson nivelin e parë të arsimit parauniversitar në vendin tonë. Kësisoj, është bërë i detyrueshëm si shkollim duke pasur parasysh ndikimin e madh që kanë vitet e para të fëmijërisë në zhvillimin dhe formimin e individit, kuptohet rëndësia e madhe që duhet t’i kushtojmë arsimit parashkollor në veçanti dhe viteve të zhvillimit të fëmijërisë së hershme në përgjithësi. Pra, nëse një fëmijë ka kaluar përvojën e edukimit në arsimin parashkollor, kalimi në shkollën fillore bëhet më i lehtë.
Duke marrë parasysh aftësitë e jashtëzakonshme të të nxënit të fëmijëve në këtë moshë, arsimin parashkollor nuk duhet ta shohim vetëm për rolin e tij ndihmës, sepse ndërhyrja cilësore në fëmijërinë e hershme ka një normë të lartë kthyeshmërie në gjithë sistemin e arsimit të detyrueshëm dhe për të gjithë personat që përfitojnë nga kjo ndërhyrje.
“Kur bëhet fjalë për sistemin edukativ-arsimor, e vetmja gjë për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm, është ajo që sistemin duhet ta shqyrtojmë në të gjitha elementet e tij siҫ janë mjetet, përmbajtjet, organizimi, metodat e punës dhe format e evaluimit, paisjet, mësimdhënësit, të cilët në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë veprojnë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave në kuadër të sistemit edukativ-arsimor.” (Murati, Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë, 2016)[2]
Standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor, Standardet e arritjes në arsimin parashkollor dhe Programe të arsimit parashkollor (për 3-4 vjeçarët, 4-5 vjeçarët dhe 5-6 vjeçarët) të hartuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve, janë literatura bazë ku mbështeten të gjitha institucionet arsimore parashkollore, pavarësisht modelit të edukimit që zbatojnë. Në këto libra janë të qarta fushat e zhvillimit, linjat kurrikulare që duhet të ndjekim, objektivat që duhet të realizojmë, si dhe materialet që mund të përdoren gjatë veprimtarisë njohëse-edukative.
Në realizimin e tyre (fushave, objektivave, linjave kurrikulare etj.) përfshihen një numër i madh njerëzish të interesuar të cilët kanë rolin e vet të pazëvendësueshëm, por veçojmë këtu rolin që duhet të luajnë mësueset e arsimit parashkollor. Ato kanë rolin kryesor në vendimmarrjen për zbatimin e kurrikulës, duke qenë jo vetëm thjeshtë zbatuese, por edhe hartuese të planeve mësimore.
Por që ato ta luajnë këtë rol sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale, është e domosdoshme që, përveç arsimimit përkatës të tyre (të kenë diplomë të shkollës së lartë në degën e ciklit të ulët apo parashkollorit, ose të kenë mbaruar shkollën pedagogjike) të kualifikohen vazhdimisht për t’u përditësuar me të rejat e fundit e për të përmirësuar në vijimësi mënyrat e edukimit dhe të të nxënit dhe të komunikimit me prindërit e fëmijëve.
“Në institucionet e arsimit parashkollor të vendit tonë zbatohen modele të ndryshme edukimi si: Tradicionali, “Hap pas hapi”, Rexhio-Emilia, “Montesori”, “Frobeli” etj. Në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës thuhet se “duhet të shtrihet zbatimi i standardeve të përmbajtjes në të gjitha kopshtet”. Kjo nënkupton se edhe ato kopshte që pavarësisht modelit të edukimit që zbatonin, kishin të detyrueshme vetëm dy nga standardet e përmbajtjes: atë të bashkëveprimit i rritur-fëmijë dhe standardin e partneritetit familje-kopsht, mirëpo më vonë në të gjitha kopshtet është bërë i detyrueshëm zbatimi i të gjitha standardeve të përmbajtjes.” (Hoxha, 2010)[3]
“Edukimi i hershëm është periudha më e rëndësishme, duke qenë vendimtare përmënyrën e zhvillimit të jetës së një fëmije. Zhvillimi i shëndetshëm në vitet e para mundëson ndërtimin e blloqeve të trurit për arritje akademike, produktivitet ekonomik, qytetari pergjegjëse, jetë të shëndetshme dhe prindërim të suksesshëm për gjeneratën tjetër. Ekonomistë të shquar theksojnë se investimi në fëmijëri të hershme do t’i kthehet vendit në vlerë shumëfish më të madhe kur këta fëmijë do të hyjnë në tregun e punës. Gjithashtu edukimi i hershëm ka rëndësi të madhe në formimin e personalitetit të fëmijëve, themelet e të cilit vihen në 6 vitet e para të jetës.” (https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/16274-20201022.pdf)[4]
Andaj investimi në edukim parashkollor të institucionalizuar është jetike për zhvillimin e një shoqërie. Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë të edukimit, më konkretisht moshën 0-6 vjeҁ gjatë të cilës fëmijët zhvillohen dhe edukohen në familjet e tyre ose/dhe në institucione parashkollore.
Edukimi parashkollor organizohet në dy ndarje të grupmoshave: grupmosha 0-3 vjeç që përfshin çerdhen dhe grupmosha 3-6 vjeç që përfshin kopshtin, ndërsa të dyja funksionojnë brenda institucioneve parashkollore (IP).
Ky nivel i edukimit rregullohet me ligjin për edukimin parashkollor i hartuar në vitin 2006, i cili rregullon sistemin e edukimit parashkollor që i referohet edukimit të hershëm të fëmijëve si dhe edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ky ligj i është nënshtruar procesit të rishikimit në vitin 2019, por nuk është aprovuar ende në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me këtë ligj priten ndryshime në të mirë të fëmijëve, si njohja e statutit të organizimeve të tjera si ato me bazë në komunitet, por fatkeqësisht me po të njëjtin edukimi i hershëm nuk do të jetë i obliguar.
Duke u bazuar në arsimin demokratik, shkollat demokratike egzistojnë për t’u arritur qëllimi i përbashkët për të mirën e përgjithshme të shoqërisë, e jo vetë t’ju shërbejnë individëve për të realizuar qëllimet dhe ambicjet e tyre. (Murati, Demokracia në Shkollë, 2019)[5]
“Rëndësia e zhvillimit të arsimit për qytetari demokratike bazohet në kontributin në zhvillimin e sistemit edukativ-arsimor në tërësi dhe me atë dhe i zhvillimit të të gjithë shoqërisë. Kështu, qëllimi i fundit është se duam shkolla në të cilat nxënësit lirshëm do të shprehin idetë dhe mendimet e tyre, në mënyrë aktive do të marrin pjesë në ndryshimet pozitive si për veten ashtu edhe për të tjerët, vend ku do të respektohen dallimet dhe njëkohësisht vlejnë si të tilla.
Gjithsesi presim që me zbatimin e këtyre përvojave të rinjtë shumë herët të paraqesin qëllime të njëjtat dhe para shoqërisë, të kërkojnë dhe ajo të përmbahet në parime të njëjta për të gjithë njëlloj.”[6] (Murati, Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë, 2016)
Qëllimet e arsimit parauniversitar
Të gjitha nivelet formale të arsimit parauniversitar mbështesin nxënësit të zhvillojnë dijet, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në harmoni me kërkesat e shoqërisë demokratike, duke:
– kultivuar identitetin personal, kombëtar, të përkatësisë shtetërore e kulturore,
– promovuar vlerat e përgjithshme kulturore dhe qytetare,
– zhvilluar përgjegjësitë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit,
– i aftësuar për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore,
– zhvilluar ndërmarrësinë dhe përdorimin e teknologjisë,
– i aftësuar për mësim gjatë gjithë jetës.
Parimet e arsimit parauniversitar
Edukimi në Republikën e Kosovës mbështetet në Kornizën Kurrikulare të Kosovës dhe më saktësisht edukimi i hershëm mështetet në Kurrikën Bërthamë
Kurrikula Bërthamë siguron koherencë dhe qëndrueshmëri mes niveleve formale të arsimit parauniversitar duke u mbështetur në këto parime bazë:
Gjithëpërfshirje, që nënkupton ofrimin e mundësive për përfshirje të barabartë të të gjithë e fëmijëve dhe të rinjve në arsim cilësor;
Zhvillim të kompetencave, që refektohet në rezultatet e të nxënit, që pritet të arrihen në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit në periudha të ndryshme të shkollimit;
Mësimdhënie dhe nxënie të integruar dhe koherente, që promovon të nxënit holistik, duke refektuar ndërlidhjen dhe ndërvarësinë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe informacionin që kanë nxënësit për to;
Autonomi dhe feksibilitet në nivel shkolle në zbatimin e kurrikulës bërthamë dhe pjesës me zgjedhje që refektohen në planifkim, organizim dhe realizim të procesit mësimor;
Përgjegjësi dhe llogaridhënie, që refektohen në krijimin e kulturës për vlerësim të vazhdueshëm – ndjekje të progresit në zbatimin e kërkesave të kurrikulës përmes mbledhjes dhe analizës së të dhënave, dokumentimit të sfdave dhe zgjidhjeve, drejtë një paraqitjeje më të mirë në përmbushjen e kërkesave të kurrikulës dhe ngritjes së cilësisë së arsimit.[7] (https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf)
Kompetencat kryesore:
o Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
o Kompetenca e të menduarit;
o Kompetenca e të mësuarit;
o Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis;
o Kompetenca personale;
o Kompetenca qytetare.
Fushat e kurrikulës:
o Gjuhët dhe komunikimi;
o Artet;
o Matematika;
o Shkencat e natyrës;
o Shoqëria dhe mjedisi;
o Edukata fzike, sportet dhe shëndeti;
o Jeta dhe puna.[8] (shqipe)
Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, krahas dokumenteve tjera kurrikulare, e bën të zbatueshme Kornizën e Kurrikulës të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga MASHT-i, në gusht 2016. Me këtë dokument përcaktohen rezultatet për kompetenca dhe rezultatet për fusha të kurrikulës, të shprehura në njohuri shkathtësi, qëndrime dhe vlera që duhet të zhvillohen dhe arrihen nga nxënësit deri në fund të periudhave të caktuara kohore si dhe qasjen metodologjike të zbatueshmërisë, përfshirë mësimdhënien, mësimnxënien dhe vlerësimin. Gjithashtu, ky dokument përcakton shpërndarjen e kohës mësimore (orëve mësimore) për fusha të kurrikulës dhe ndërlidhjen e tyre të cilat mundësojnë progres në zhvillimin e kompetencave te nxënësit.
Dokumenti i Kurrikulës Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor mbështet:
nxënësit – në zhvillimin gradual të tyre, në zhvillimin e kompetencave kryesore të nxënies, në mënyrë që të përballojnë sfidat e jetës dhe të punës dhe integrohen më lehtë në shoqërinë e së ardhmes;
mësimdhënësit – në planifkimin dhe realizimin e suksesshëm të punës me nxënës –aktiviteteve mësimore në klasë dhe jashtë klase;
prindërit – në ndjekjen/përcjelljen e saktë të nivelit të arritjeve të kompetencave të fëmijëve të tyre në periudha të caktuara kohore, në bazë të njohurive, sjelljeve, ndjenjave dhe qëndrimeve që manifestojnë në situata të ndryshme jetësore, në harmoni me rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare dhe kompetenca.[9] (https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf)
Strukturimi i klasës përgatitore dhe arsimit fillor
Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin përfshin klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç) dhe arsimin fllor, klasat 1-5. Ky dokument përmban në vete dy shkallë kryesore kurrikulare, shkallën e parë dhe të dytë.
Veçoritë e klasës përgatitore
Fëmijët në klasën përgatitore në shkollë dhe në institucionet parashkollore, ndihmohen për krijimin e përvojës edukative për ambientim/përshtatje në një formë të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës-punës-mësimit. Realizimi i procesit edukativo-mësimor bëhet në mënyrë të integruar, i ndërlidhur me punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve, duke ua mundësuar që ta kuptojnë drejt marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu.
Në klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç), fëmijët përveç shkathtësive e shprehive sociale, krijojnë bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria e tyre për shkollim fillor dhe për jetë.
Shkalla 1 – Përvetësim themelor (klasa përgatitore dhe klasat I dhe II të arsimit fllor)
Në këtë shkallë, nxënësit u ekspozohen qasjeve sistematike të nxënies. Ata do të njihen me Përvojat e mëposhtme të të nxënit:
- Përvetësimin në nivel themelor të komunikimit dhe të të shprehurit në gjuhën amtare
- Komunikimin elementar në gjuhën angleze
- Përvetësimin e elementeve themelore të leximit, shkrimit dhe llogaritjes me numra
- Hulumtimin dhe njohjen e mjedisit
- Njohjen dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të tyre në klasë, në shkollë
dhe në jetën e përditshme
- Të shprehurit kreativ përmes lojës, simboleve dhe formave elementare të shprehjes artistike
- Krijimin e përvojës së të nxënit të suksesshëm si individ dhe si pjesë e grupit
Zhvillimi i hershëm i fëmijës
Zhvillimi i hershëm i fëmijës përfshin zhvillimin fizik, socio-emocional, kognitiv dhe motorik nga mosha 0-8 vjeç. Vitet e para të jetës janë kritike sepse kjo është koha gjatë të cilës truri zhvillohet me një shpejtësi shumë të madhe duke pasur një kapacitet të lartë për ndryshim. Në këtë moshë vendosen themelet e krijimit të personalitetit, të personit/individit, pastaj krijimin e identitetit të vet personal, ngritjen e vetëbesimit, fillimin e zhvillimit të njohurive dhe shkathtësive. Sa më shumë që punojmë me fëmijët e moshës së hershme, aq më shumë kemi benefite kur ata fillojnë shkollën apo kur vazhdojnë shkollimin e mesëm të ulët apo të lartë.
Gjithashtu, edukimi i hershëm luan rol kyq në zhvillimin dhe formësimin e personalitetit të fëmijëve. Gjatë viteve të para, gjegjësisht në moshën 3-6 vjeç, fëmija pëson një transformim të plotë në personalitetin e tij, nga zbulimi i vetvetes si subjekt deri në formimin e identitetit të tij. Edhe psikologët e intervistuar vënë në pah rëndësinë e viteve të para, përgjatë së cilave vendosen bazat për krijimin e personalitetit. Kjo ide sipas tyre nuk është diqka e re, duke qenë se ajo ka ekzistuar qysh prej qasjes psikanalitike të Frojdit, sipas të cilës 10 vitet e para janë vendimtare në krijimin e personalitetit.
Rëndësia e lojës në zhvillimin e fëmijëve
Një nga fushat më të rëndësishme të standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor është mjedisi fizik i jashtëm dhe i brendshëm, i cili “përshpejton rritjen dhe zhvillimin optimal të fëmijëve”. Duke qenë se fëmijët mësojnë kur luajnë dhe luajnë ndërkohë që mësojnë, atëherë vetëkuptohet që aktiviteti më i rëndësishëm në kopsht është loja.
Për këtë arsye, mobiljet dhe materialet e mjedisit fizik të brendshëm dhe të jashtëm duhet t’u ofrojnë fëmijëve mundësi optimale për lojëra të ndryshme, sepse përmes lojës ata zhvillojnë aftësitë e tyre, thellojnë dhe zgjerojnë përvojat, fitojnë aftësi të mëtejshme dhe zbulojnë interesa të tjera.
Fëmijët shpesh zgjedhin vetë mjetet dhe metodat e lojës, vendosin vetë me cilët shokë do të luajnë dhe cilat rregulla zbatohen për atë lojë, në cilën pjesë të grupit do ta zhvillojnë atë dhe çfarë lodrash, mjetesh apo materialesh do të përdorin. Dhe në të gjitha këto, edukatorët kanë një rol mbështetës dhe mbështetës, dhe më rrallë një udhëheqës.
Loja është thelbësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve sepse i’u mundëson atyre të përdorin kreativitetin e tyre ndërsa zhvillojnë imagjinatën, shkathtësitë dhe forcën fizike, njohëse dhe emocionale duke qenë e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të trurit.
Loja është thelbësore për zhvillimin e hershëm të fëmijës sepse kontribuon në mirëqenien kognitive, fizike, sociale dhe emocionale të fëmijëve dhe të rinjve. Përmes lojës fëmijët në një moshë shumë të hershme përfshihen dhe bashkëveprojnë me botën përreth tyre. Lojërat u mundësojnë fëmijëve të krijojnë dhe të eksplorojnë një botë që ata mund të zotërojnë, duke pushtuar frikën e tyre ndërsa praktikojnë role të rritura, ndonjëherë në bashkëpunim me fëmijë të tjerë ose kujdestarë të rritur.
Disa nga këndet që mund të vendosen në mjediset brenda kopshtit janë:
1.Këndi i matematikës – krijon mundësi që fëmijët të ndërmarrin hapat e parë për njohjen e formave, marrëdhëniet hapësinore, krahasimet, veprimet me numrat, etj.
2.Këndi i artit (pikturë, vizatim dhe muzikë) – ku fëmijët mund të shprehin përvojat e tyre dhe imazhin që kanë për botën, përmes vizatimit, pikturës, punës me baltë, këngës, kërcimit etj.
3.Këndi i gjuhës dhe i leximit- për të mundësuar bisedat dhe komunikimin në një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës, për të hedhur hapat e para në shfletimin dhe leximin e librave të ndryshëm në përshtatje me grupmoshën e tyre, pse jo edhe për të shkruar germat dhe fjalët e para.
4.Këndi i shkencës – ku të vegjlit mund të zbulojnë të papriturat e natyrës që i rrethon, nëpërmjet eksperimentimit, studimit të dukurive, vërtetimit të hipotezave etj.
5.Këndi i dramës ku fëmijët fillojnë të pranojnë dhe të respektojnë rregullat e jetës në kolektiv dhe të ndiejnë përgjegjësitë e para si pjesëtarë të grupit.
6.Këndi i kukullës – shërben për lojën simbolike të familjes, ku fëmijët luajnë rolin e familjarëve: nënës, babait, fëmijës.
7.Këndi i konstruksionit ose i ndërtuesve – u krijon fëmijëve mundësinë të ndërtojnë duke përdorur materiale të ndryshme.
8.Këndi i kuzhinës – shërben që fëmijët të organizojnë veprimtari që lidhen me jetën familjare.
9.Këndi i krijuesve – ku fëmijët mund të punojnë duke përzier materiale të ndryshme.
10.Këndi i mesazheve – për të zhvilluar shprehitë prej fëmije nëpërmjet përdorimit të gjuhës fëmijërore të gjithsecilit, duke bërë që fëmijët të ndiejnë përgjegjësitë e para si pjesëtarë të grupit, duke dhënë dhe marrë mesazhe miqësie dhe dashurie.
11.Këndi i ditëlindjeve – u shërben vogëlushëve të zhvillojnë dhe përforcojnë aftësitë e tyre sociale, duke gëzuar dhe festuar së bashku.
12.Këndi i pasqyrave – ku vogëlushët shihen e rishihen, dallojnë ndryshimet në trupin e tyre dhe në atë të shokëve, shohin nëpërmjet pasqyrave mjedisin përreth, veprimet që kryejnë shokët dhe mësueset dhe fillojnë të formojnë mendimin e tyre për atë që ndodh në grup; shërben edhe për çlodhje; fëmijët ndjekin mimikën e fytyrës, imitime të ndryshme, bëjnë lëvizje koreografike, korrigjime të këtyre lëvizjeve etj.
13.Këndi i imitimit – është këndi më i dashur për fëmijët, ku ata veshin çdo lloj rrobe që ka aty, vishen dhe provojnë të jenë liderë, personazhe përrallash, imitojnë nënat, veshin këpucë me taka, vendosin rruaza, vendosin orë e vathë, bëhen nuse e kamerierë, provojnë veshje të profesioneve të ndryshme etj.
14.Këndi i ndihmës së shpejtë – shërben për të dhënë ndihmën e parë në rast rreziku. Duhet të vendoset në një lartësi që të mos arrihet nga fëmijët. Më me hollësi për këtë kënd do të flasim te rubrika: Ndihma e parë. Si të veprojmë?
15.Këndi i qetë -shërben për t’u krijuar fëmijëve mundësi që të shkëputen për disa çaste në një vend të qetë, larg zhurmës ose rrëmujës së grupit, ku nuk i shqetëson askush e ku mund të meditojnë, të shfletojnë libra, revista, fotografi, të shohin filma për fëmijë (në video), të imitojnë personazhe ose profesione të ndryshme.
Në funksion të zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve, mësueset duhet të përshtatin dhe të shfrytëzojnë edhe mjedisin fizik të jashtëm, pra jashtë kopshtit e që janë:
1.Këndi i rërës dhe i ujit – mund të vendoset brenda ose jashtë kopshtit. Aty fëmijët bëjnë lëvizje të ndryshme trupore nëpërmjet mbushjes, derdhjes së kovave, nivelimit të rërës etj.
2.Këndi i përgatitjes fizike – ku fëmijët mund të kryejnë aktivitete të ndryshme për të njohur trupin e tyre dhe për të zbuluar aftësitë fizike (nëse do të ishte e mundur ky kënd duhet të ndërtohet në një palestër).
3.Këndi i gjallë – ku fëmijët fitojnë aftësitë e para për kujdesin ndaj kafshëve, mësojnë rreth ciklit të jetës së tyre.
4.Këndi i parcelëzave-ku fëmijët mbjellin, rrisin dhe kujdesen për lule,bimë etj.[10] (Hoxha, E.,(2010, Libri i mësueses së arsimit parashkollor: fq.26)
Përfundime
Fëmijët janë ata të cilët duhet kushtuar rëndësi e madhe edukimin të tyre, e sidomos në nivelin parashkollor aty ku edhe marrin hapat e parë për dije dhe kulturë. Arsimi në vendin tonë bëhet në bazë të parimeve dhe strukturave të arsimit të Republikës së Kosovës të cilat mbështeten në Kurrikulën Bërthamë dhe në Kornizën Kurrikulare të Kosovës.
Literatura
Murati, R.(2018), Tendencat bashkëkohore në arsim. Tetovë
Murati, R.(2016), Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë. Tetovë: Botues: Arbëria Design
Murati, R.(2019), Demokracia në shkollë. Tetovë: Botoi: Luma grafik
Zylfiu, N.(2005). Didaktika. Prishtinë: Botues Universiteti i Prishtinës
Musai, B.(2003). Metodologji e mësimdhënies. Tiranë: CDE
Musai, B.(1999). Psikologji edukimi. Tiranë: Shtëpia botuese Pegi
Hoxha, E. (2010).Libri i mësueses së arsimit parashkollor.Tiranë: Botimet Polis
Metodologji e Gjuhës Shqipe
https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/16274-20201022.pdf
https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf
Selmani, L.(2006). Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin parashkollor: Shtëpia botuese GEER
Bibliography
https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf. (n.d.).
Hoxha, E. (2010). Libri i mësueses së arsimit parashkollor. Tiranë: Botimet Polis.
Hoxha, E.,(2010, Libri i mësueses së arsimit parashkollor: fq.26. (n.d.).
https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/16274-20201022.pdf. (n.d.).
https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf. (n.d.).
Murati, R. (2016). Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë . Tetovë: Arbëria Design – Tetovë.
Murati, R. (2016). Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë. Tetovë: Arbëria Design – Tetovë.
Murati, R. (2018). Tendencat bashkëkohore në arsim. Tetovë.
Murati, R. (2019). Demokracia në Shkollë. Tetovë: Luma grafik – Tetovë.
shqipe, M. e. (n.d.).
[1] Murati, R.,(2018), Tendencat bashkëkohore në arsim: fq.7
[2] Murati, R.,(2016), Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë: fq.19
[3] Hoxha, E.,(2010), Libri i mësueses së arsimit parashkollor: fq.10
[4] https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/16274-20201022.pdf
[5] Murati, R.,(2019), Demokracia në shkollë: fq.81
[6] Murati, R.,(2016), Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë: fq.57
[7] https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf
[8] Metodologji e Gjuhës Shqipe
[9] https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/korniza-berthame-2-final_1.pdf
[10] Hoxha, E.,(2010, Libri i mësueses së arsimit parashkollor: fq.26