E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Akif Shkreta: Fakulteti i Edukimit të përgatitë mësimdhënës profesional, aktiv e kreativ

- Advertisement1-

Arsimi në Kosovë

Gjendja në arsim bazuar nga vlerësimi i nxënësve 15 vjeçar i njohur si PISA, ka rezultuar dobët dhe kjo gjendje nuk na bën të ndihemi mirë e pa intervenuar.

- Advertisement -

Unë si punonjës i arsimit me përvojë mbi 20 vjeçare në arsim, drejtpërdrejt dhe mbi 1000 orë trajnime të akredituara, konsideroj se që nga paslufta në arsim janë bërë disa reforma e të cilat nuk kanë rezultuar me suksese pragmatike, e kjo për shkak se reforma nuk është bazuar në gjendjen faktike në teren, pra në shkolla.

Akterët e përfshirë jemi të gjithë, por strategjia afatgjate për arsim bëhet nga ekspertë të arsimit dhe duhet kërkuar llogaridhënie për zbatim në praktikë.

Instrumente e planifikimit së bashku me kurrikulat e arsimit duhet të modifikohen e thjeshtësohen, pra përshtatur me nivelin e zbatuesve.

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të bëhet vetëm në programet që i duhen mësidhënësit për ngritje të cilësisë.

Fakulteti i Edukimit të përgatit mësimdhënës profesional, aktiv e kreativ.

Krijimi i strategjisë për mësim me standarde evropiane, orë mësimore të rregullta dhe qëndrim ditor, ku mësimdhënësi zhvillon 40 orë punë në shkollë, kundruall një page të dinjitetshme e stimuluese.

- Advertisement -rrrrrrr

Tekstet shkollore dhe administrata në arsim të thjeshtësohet, ku për zbatuesit do të krijonte lehtësira dhe kuptueshmëri në zbatim.

Sistemi i llogaridhënies të zhvillohet nga të gjithë akterët.

Emisione televizive dhe programe sa më shumë për arsim edhe pse shikueshmëria është e ultë.

Gara e kuize të organizuara në nivel shteti, komunash e shkollash.

Shkolla atraktive e mësimdhënie atraktive.

Themelimi i një organi shtetëror ku bën analizë, vlerësim dhe në fund rekomandim për gjendjen në secilën shkollë të Kosovës.

Udhëheqësit e shkollave njerëz kompetentë me performanca të lartë e pagë të dinjitetshme, jo të barabartë me punonjësit e tij.

Pensionim i parakohshëm për punonjësit e paaftë për punë, ose me vështirësi shëndetësore.

Sistemi i vlerësimit të nxënësve i përshkruar dhe jo me nota numerike.

Vlerësimi i përformances së punonjësve i standardizuar e i kategorizuar.

Ambiente të këndshme të dashura për nxënës dhe të tjerë.

Motivimi i akterëve rë arsimit sipas punës dhe angazhimit të tyre.

Plotësim ndryshimi i legjislacionit për arsim parauniversitar në disa pika, siç janë rregulloret e brendshme të shkollave etj.

Hierarkia institucionale dhe respektimi i saj në përpikëmëri pa krijuar hamendësi institucionale.

Edhe shumë çështje tjera nuk i kanë futur sepse është listë e gjatë, por konsideroj se dikujt i hyjnë në punë edhe këto.

Urojmë që nuk do të mposhtemi e do ja dalim mbarë nësë duam!

Autori është drejtor i shkollës “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit 

©AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

https://albanianeducation.net/initerviste-drejtori-akif-shkreta-i-shkolles-ilaz-thaci-ne-han-te-elezit-kemi-mbi-1-mije-nxenes-jemi-shembull/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...