E shtunë, 21 Shtator, 2024

Nga Afrim Gashi: Testi PISA – për rezultate të dobëta mësimdhënësi është hallka e fundit e fajtorit, faji është diku tjetër

- Advertisement1-

PISA është Programi i OECD-së (Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik) për Vlerësimin Ndërkombëtar të nxënsve.

PISA e matë aftësinë e 15-vjeçarëve për të përdorur njohuritë dhe aftësitë e tyre të leximit, matematikës dhe shkencës për të përballuar sfidat e jetës reale.

- Advertisement -

Nisma PISA për Zhvillim synon të inkurajojë dhe lehtësojë pjesëmarrjen në PISA të vëndeve të interesuara dhe të motivuara- (pra nuk eshte obligative por vetem sipas dëshires) me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor perfëshirë edhe Kosovën ka aspirata të qarta.
Kosova në PISA!

Ashtu siç e potencova edhe më lartë, pjesëmarrja në PISA është sipas deshirës, pra shteti i Kosovës me vet dëshirë merr pjesë në këtë program.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) tregon se rezultatet e të nxënit në rajon, janë përmirësuar me kalimin e kohës, por se permirësimi nuk ka qenë i barabartë.

Disa nxënës po performojnë në mënyrë të ngjashme me nxënësit nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa të tjerët janë më prapa. Por këtë asnjëherë në asnjë rast askush nuk e potencon, nuk e potencon faktin se nxënësit nga Kosova kanë rezultate më pozitive paversishtë ranglistave. Nuk e potencon sepse ende vazhdojnë që mësimdhënësin ta përdorin “si pikado” dhe të ja mbeshin të gjithë fajin për cilësinë e dobët në arsim!

Kjo edhe mund “të arsytohet” sepse kushdo që analizon në detaje i vëren mangësit, e që vinë si pasojë e plotë faktorëve tjerë e më së paku faji vëhet tek mësimdhënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

Raportet që bëhen nga Komisionin Evropian dhe UNICEF, analizojnë të dhënat e PISA-s në detaje për të identifikuar pikat e forta, sfidat dhe tiparet unike të sistemeve arsimore. Duke u mbështetur në një bazë të pasur njohurish të politikës dhe praktikës arsimore raportet jepin rekomandime se si sistemet në rajon përfshirë Kosovën mund të përmirësojnë të nxënit për të gjithë nxënësit.

Raportet rendisin disa nga faktorët që ndikojnë në një arsim jo cilësorë ,e ato janë:

Politizimi i sistemit të arsimit (mësimdhënësi nuk është fajtor),

Standardi i ulët për mësimdhënësit (mësimdhënësi nuk është fajtor),

Motivimi i ulët tek nxënësit (lidhet me faktorin e dytë)

Korrupsioni në arsim që përfshin keqperdorimin e autoritetit për përfitime personale dhe materiale.

Ky fenomen ndikon thellësisht në mënyrë direkte dhe indirekte në psikikën e njerëzve, veçanërisht të nxënësve, duke krijuar një ndjenjë mosbesimi në sistem dhe duke ulur mirëqenien psikike si pasojë e mospërmbushjes së nevojave dhe dëshirave të tyre.

Po ashtu, i bën ata të besojnë që suksesi arrihet përmes keqperdorimeve dhe jo përmes meritokracisë. (mësimdhënësi nuk është fajtor).

Të gjitha rezultatet e arritura në testin PISA për të gjitha vendet pjesëmarrëse shikohen të ndikuara nga arsyet e tilla si:

Kontesti socio ekonomik ne arritjet arsimore (mësimdhënësi nuk është fajtor),

Kontest familjar (mësimdhënësi nuk është fajtor),

Mos angazhimi i nxënsve (mësimdhënësi nuk është fajtori i vetëm),

Burimet, politikat dhe praktikat që e bëjnë një shkollë të suksesshme

Burimet – planprograme që nuk ju përgjegjet kërkesave që janë në testin PISA, KUSHTET teknike për të realizuar burimet shtesë, klasë të stërngarkuara (mësimdhënësi nuk është fajtor).

Pra për rezultate të dobëta mësimdhënësi është hallka e fundit e fajtorit, faji është diku tjetër!

Fundi i fundit të gjitha shtetet pjesëmarrëse madje edhe Gjermania pas rezultateve të dobëta kanë ndërmarr hapa konkretë.

E Kosova! Cilët hapa i ndërmori? As edhe një hap për veq deklarimeve që më shumë janë si luftë për të denigru mësimdhënësin.

Unë mendoj që është koha e fundit që institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapa konkret të cilët janë:

1. Strategji kombëtare të hartuar nga ekspert të vendit dhe ndërkombëtar (hartim, monitorim, zbatim),

2. Infrastruktur ligjore (hartim,b monitorim, zbatim),

3. Inftastruktur teknike,

4. Korigjim në planprograme rrënjsishtë,

5. Ndryshimi i teksteve mësimore (të jenë gjithmonë në trend me vendet me arsim të zhvilluar)

6. Klasa jo më shumë se 25 nxënës,

7. Politika për bashkëpunim në mes prindërve dhe mësimdhënsve,

8. Trajnim i mirëfilltë i mësimdhënsve,

9. Vlerësim sa më i drejtë i nxënësve,

10. Pagë dinjitoze dhe sipas performancës për mësimdhënësit.

Pa ndjekur të paktën këta hapa vështirë se do të arriten rezultatet e dëshiruara. Mund të akuzojmë e të kërkojmë fajtor kudo, por rezultate nuk mund arrihen me deklarime boshe, por vetem me punë, punë e të gjitha hallkave!

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....