E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Nga Afrim Gashi: Puna e mësimdhënësit është e shenjtë dhe nuk duhet nëpërkëmbur

- Advertisement1-

Ne si mësimdhënës shumë shpesh ballafaqohemi me probleme të ndryshme që vijnë si pasoj e përdorimit të mjeteve teknologjike nga ana e fëmijeve.

Këto probleme vijnë kur fëmijët perdorin fjalë fyese si dhe publikim fotografish ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.

- Advertisement -

Ekziston një vendim që ndalon perdorimin e telefonave në shkolla i cili në masë të madhe respektohet.

Fjalët fyese, postimet e fotove etj, fëmijët i bëjnë nga shtëpitë e tyre. Madje nga rrjetet sociale mishërohen me shumë dukuri negative që ne si mësimdhënës ballafaqohemi dhe i luftojmë çdo ditë.

Lind pyetja një dukuri të tillë a mund ta ndalim të vetëm? Përgjigja është JO!

Pyetjet tjera, kush ua blenë aparaturen e teknologjisë? Prindi. Kush i furnizon me internet? Prindi. Fëmiu ku e kalon pjesën më të madhe të ditës? Në shtëpi.

Një figurë publike shkruan: “Shkollat tona po i mësojnë fëmijët për Papi Chulon dhe Vali Corleonen”

- Advertisement -rrrrrrr

Titull “bombastik”(!)

E mora mundinë ta lexojë se çfarë ka shkruar dhe del kështu: “Një nga shkollat më të vlerësuara në Kosovë për nivelin e arsimimit fillor dhe të mesëm të ulët është shkolla Dardania e Prishtinës. Aty, Papi Chulo kaloi një ditë me BMW-në e tij të gjelbër. Nxënësit i ofruan adhurim të jashtëzakonshëm. Nuk e linin të kalonte të shkretin nga dashuria e madhe ta kenë në mesin e tyre”.

Në këtë argument e mbështet titullin “bombastik”

1. Më çfarë baze thotë që mësuesit i mësojnë për këto dy perzonazhe?

2. Më çfarë baze thotë që ishin nxënës të shkollës Dardania (mund edhe të kenë qenë, por a e di ky që në lagjen Dardania ka dy shkolla dhe fare lehtë nxënësit mund të kenë qenë të tjetrës shkollë apo që të dy shkollave)

Çka mendon ky? Që ne flasim për këto personazhe a?

Ne në ato monitore e projektor këto personazhe i paraqesim a?

Gabim të madhë dhe të qëllimshëm ke bërë, por nuk është për t’u çuditur. Kemi edhe plotë kësi matrapaz që ju ipet mundësia të dërdëllisin nëpër studio televizive e portale të ndryshme dhe për çdo dështim në shoqëri fajin ta hedhin tek mësimdhënësit.

Faji nuk është tek ne, fajin kërkone diku tjetër, fajin kërkone edhe tek vetja, familja, rrethi, sa kontribuoni në shoqëri? Sa kontribuoni në arsim?

Puna e mësimdhënësit është e shenjtë dhe nuk duhet nëpërkëmbur kështu, nuk i bë në nderë as shoqërisë as familjes, as fëmijëve!

Po të japin të gjithë akterët kontribut sa japin mësimdhënësit do të kishim një sukses shumë më të madhë.

Kontributi vetëm i institucioneve, prindërve, shoqërisë civile është kritika ndaj mësimdhënësve. Nuk shkohet kështu përpara, në këtë qasje nuk do të ketë përparime.
Thirrini mendjes dhe jepni kontribut aty ku jeni e ku mundeni! /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...