Nga Afrim Gashi: Ne si mësimdhënës shumë shpesh ballafaqohemi me fyerje nga më të ndryshmet

- Advertisement -

Shkrimi i radhës për Albanian Education nga mësimdhënësi Afrim Gashi

- paragrafi 1 -

Fyrjet!

- Advertisement -

Ne si mësimdhënës shumë shpesh ballafaqohemi me fyerje nga më të ndryshmet
Këto fyrje i kemi nga këto grupe shoqërore:

-Nga politikanët që kurr arsimin prioritet nuk e patën, “për arsim” punuan veç kur kishte projekte që ju sillnin përfitime.

-Nga shoqëria civile që realisht është e politizuar deri në palc dhe mbajnë pozicione njejtë me të shefit (kryetarit të partisë)

- Advertisement -

-Nga analistët televiziv që veq analist nuk duhet t’u thuhet ( edhe këta njejtë- pozicione sikur shefi i partisë)

-Nga një lloj i prindrit që asnjë herë nuk e kryejnë detyrën e prindit ashtu si duhet, fëmijët në shkollë i sjellin vetem që t’i largojnë nga shtëpia, këtu nuk hyjnë prindrit e mirëfillët, ata na mbështesin;

– Nga disa mërgimtar që pa e njoftë fare as situatën në arsim, as situatën në asnjë sferë të jetës por të vetmen gjë që dinë dhe mundën është të shkruajn komente fyse;

-Nga njerëzit “e kafeve” që nuk kanë të tjera punë, veq të japin “vlersime” se kush çka po bënë.

E ne si mësimdhënës kur i dëgjojmë të gjitha këto sikur ndihemi me faj dhe strukemi !

Edhe ne vet e ndjejm veten më inferiorë në shoqëri. Dorëzohemi para politikanit, “analistit”, “prindit””,+ njerëzve të kafeve e që në shumicën e rasteve në ato vende janë aksidentalisht.

Kolege e kolegë të nderuar kudo që jeni e më këdo që jeni, qëndroni krenar e ballëhapur për punën që bëjmë.

Puna jonë është e shenjtë, është profesion fisnik.

Ku ka më mirë se sa të edukosh e arsimosh gjenerata.

Mos e harroni thënjen:

“Mësuesi është si qiriu, tretet vet për tu ndriçuar rrugën të tjerëve”.

/Albanian Education/