E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nga Afrim Gashi: Mësimdhënës/e mos i pranoni urimet nga të gjithë

- Advertisement1-

Mos prano urim!

Tashmë hymë në muajin mars, muaj në të cilin kemi edhe 7 Marsin- Ditën e Mësuesit.

- Advertisement -

Ditë kur ne si mësimdhënës marrim shumë “URIME” por mos i pranoni urimet nga të gjithë.

Mos prano urime nga qeveritarët, ata asnjëherë nuk u morën seriozisht me kërkesat tona, asnjëherë nuk na ofruan kushte të mirëfillta për punë, e gjithmonë kërkuan rezultate- kur munguan rezultatet na kërcënuan e shantazhuan, na shanë e na fyen në maksimum.
Mos pranoni urime nga një kategori e prindërve nga të cilët 364 ditë jemi të kërcënuar(me çdo kusht duan që fëmija i tyre të jetë i shkëlqyeshëm në letër), jemi të shantazhuar, të nënçmuar, të nënvlerësuar (akuzohemi që kemi një orar veq 2 a 3 orë, që puna jonë është e lehtë, madje që ne vetëm qëndrojmë kotë etj etj) e kur të vjen 7 marsi vërshojnë me urime!

Andaj mos i pranoni, dijeni që këto urime janë fallco!

Këto urime i marrim veç sa për sy e faqe, veç presin ndonjë votë (qeveritarët) apo ndonjë notë të pa merituar për fëmijën e tyre, vetëm duan që të fusim fëmijët e tyre në ndonjë aktivitet të pa merituar, vetëm duan që fëmijut të tyre të i’a arsyetojmë ndonjë mungesë edhe pse ka munguar veç për pikë të qejfit, madje dikush do që në çdo mënyrë fëmijën ta ulë në bankën e parë, e dikush kërkon që fëmija i tij të merr lëvdata edhe pse nuk i meriton.

Mos prano urim nga të gjitha kategoritë

Nuk kemi nevojë për urime të tilla, nuk kemi nevojë për lëvdata në një ditë të vitit, kemi nevojë për mbështetje institucionale, kemi nevojë për bashkëpunim të mirëfilltë.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...