E enjte, 19 Shtator, 2024

Nga Afrim Gashi: Arsimi i sotëm kosovarë i ngjanë arsimit të viteve 80-ta

- Advertisement1-

Sfidat në arsimin kosovarë janë të shumta dhe sa vinë e shtohen. Të gjitha shtetet në Evropë përfëshirë edhe Ballkanin kanë prioritet arsimin sepse dihet mirëfilltë se bazamenti i një shoqërie të zhvilluar është arsimi.

Por ku është Kosova në këtë drejtim?

- Advertisement -

Përkundër rezultateve të dobëta në çdo matje qeveria jonë vetem sa po e thellon hendekun.

Raporti i progresit për Kosovën (2023) 0%progres në arsim.

E si të ketë progres kur Ministria e Arsimit, vetëm 10% të planifikimit për investime kapitale pati realizuar në vitin 2022 ndërsa për vitin 2023 vetem rreth 16%.
Kur kemi nevoja esenciale e të realizohen vetëm 16% e investimeve të planifikuara, kjo është më shumë se sa dështim.

Me këtë qasje, më këtë ritëm nuk do të ketë arritje te rezultateve.

Nuk janë ndërtuar qerdhe, nuk janë ndërtuar shkolla, nuk është investuar në dixhitalizim, nuk ka pajisje të shkollave me mjete mësimore edhe pse ka shumë kërkesa, madje në këtë vitë na është shtuar edhe një sfidë tjetër, pajisja e nxënësve me libra dhe mjete tjera mësimore.

Në këtë vit, paisja e nxënësve me libra e mjete mësimore qëndron shumë më keq se sa viteve paraprake, dhe kjo për shkak se qeveria nuk i pajisi nxënësit me libra si zakonisht, por u mundua të bëjë diq tjetër e që realisht dështojë!

- Advertisement -rrrrrrr

Për të pasur një pasqyrë sa më reale kam bërë një anketim me mësimdhënës në lidhje me pajisjen e nxënësve me libra dhe mjete mësimore dhe ka dal ky rezultat:
afër 60% e respodentëve i’janë përgjigjur se :nxënësit nuk janë kompletuar me libra dhe mjete mësimore.

Qeveria jonë në vend se t’a marrë seriozisht arsimin, në vend se t’i përvishet punës dhe të punojë në hap me shtetet evropiane e ballkanike në dixhitalizim, në hapësira, në mjete të konkretizimit (pajisjen e kabineteve me mjete mësimore), në vendë që të reduktojë numrin e nxënësve nëpër klasa (mos të ketë klasa me mbi 20 nxënës si në shkollat e kryeqytetit e të shumë qyteteve të Kosovës) të paisë nxënësit me libra shkollorë si të vetmet burime për mësim, të krijojë kushte për mësim, të ndërhyjë në korigjim tek ligjet e udhëzimet aktuale, të korrigjojë kurrikulen, të stimulojë mësimdhënësit… ajo ka zgjedhur metoda krejtë tjetra, duke tentuar që ta degradojë mësimdhënësin sa më shumë, duke mos bashkëpunuar dhe duke mos pranuar asnjë këshillë nga profesionistët, duke u munduar që mossuksesin t’a paraqesin si suksese apo ta fajsojnë dike tjetër.

Por një është e sigurtë, kamoflimet nuk jetojnë gjatë, vjen dita dhe dalin në pah të vërtetat.

Sot, kur jemi në fund të vitit 2023 shumica e mësimdhënësve në Kosovë nuk kanë kushte pune më të mira se sa në vitet 80/90 të shekullit të kaluar. Edhe më tutje mjet i vetëm i punës për shumicën e mësimdhënsëve vazhdon të jetë tabela e shkumsi, sepse edhe shpuzat detyrohën nxënësit apo mesimdhënsit t’a sigurojn vet.

Shkurtë, tek qeveria po shihet një pazotësi në krijimin e kushteve për mësim dhe arritje të rezultateve.

Se sa do të zgjasë kështu mbetet të shihet por pak ka shpresë për një permirsim të dukshëm në arsim!

©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...