Ngjarja e sulmit ndaj mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është shqetësuese dhe kërkon reagim të përgjegjshëm institucional e sindikal.
Në raste të tilla, roli i Sindikatës së Arsimit duhet të jetë i qartë dhe parësor: mbrojtja e mësimdhënësit, sigurimi i dinjitetit dhe i kushteve të sigurta në vendin e punës, si dhe adresimi serioz i problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin mësimor.
Më shumë se deklaratat formale, nevojiten qëndrime thelbësore dhe veprime konkrete që forcojnë sigurinë, respektin dhe cilësinë në arsim.