Nga Adelina Mina: Pse promovimi i Festës së Abetares dhe i festave të 28–29 Nëntorit duhet të bëhet në Gjuhën Shqipe?



nder titull

- Advertisement5 -

Promovimi i këtyre festave në Gjuhën Shqipe nuk është vetëm një zgjedhje komunikimi, por një domosdoshmëri edukative, kulturore dhe kombëtare.

- paragrafi 1 -

Të dyja festat lidhen ngushtë me identitetin shqiptar dhe me vlerat që kanë ndërtuar ndër shekuj historinë dhe kulturën e popullit tonë.

- Advertisement - M1

Festat e 28–29 Nëntorit përkujtojnë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, të cilat lidhen me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Festa e Abetares shënon një nga momentet më të rëndësishme në jetën e fëmijëve, hyrjen e tyre në botën e shkrimit dhe të leximit në gjuhën amtare. Për këtë arsye, Gjuha Shqipe është elementi që i bashkon dhe u jep kuptim këtyre veprimtarive.

Përdorimi i Gjuhës Shqipe në të gjitha materialet promovuese, në recitime, këngë, pjesë artistike, prezantime, postera dhe mesazhe festive u jep nxënësve mundësinë të njohin, të përdorin dhe të vlerësojnë më mirë gjuhën e tyre. Përmes saj ata jo vetëm komunikojnë, por edhe shprehin ndjenjat, krenarinë dhe respektin për historinë e vendit të tyre.

- Advertisement - m2

Veprimtaritë e zhvilluara në Gjuhën Shqipe ndihmojnë gjithashtu në pasurimin e fjalorit, në përmirësimin e të folurit publik, në zhvillimin e aftësive të leximit dhe interpretimit, si dhe në kultivimin e shprehive të sakta gjuhësore. Kështu, festat shndërrohen në një mjet të rëndësishëm për edukimin gjuhësor dhe qytetar të nxënësve.

Për më tepër, Gjuha Shqipe është një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Ruajtja, përdorimi dhe promovimi i saj në veprimtari që lidhen me historinë, kulturën dhe arsimin përbën një mënyrë konkrete për të forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe përgjegjësisë ndaj trashëgimisë sonë kombëtare, prandaj, promovimi i Festës së Abetares dhe i festave të 28–29 Nëntorit në Gjuhën Shqipe është mënyra më e përshtatshme për të nderuar vlerat që ato përfaqësojnë, për të edukuar brezat e rinj me dashuri për gjuhën amtare dhe për të ruajtur gjallë kujtesën historike e kulturore të kombit shqiptar.

Në këto festa nxënësit mësojnë, flasin, lexojnë, recitojnë, këndojnë, shkruajnë dhe rrëfejnë në gjuhën shqipe.

Çdo veprimtari bëhet një mundësi për përdorimin e gjuhës amtare në mënyrë të natyrshme dhe krijuese, duke e kthyer Gjuhën Shqipe në mjet identiteti, komunikimi dhe kulture.

adelina

Shqip | English