Nga Adelina Mina: Ekzistojnë mësues profesionistë

- Advertisement5 -

Ekzistojnë mësues PROFESIONISTË.

- paragrafi 1 -

Ata nuk bëjnë zhurmë, por bëjnë punë.

- Advertisement - M1

Nuk kërkojnë duartrokitje, por kërkojnë përmirësim.

Nuk punojnë për sy e faqe, por për ndërgjegje.

Ata hyjnë në klasë të përgatitur.

- Advertisement - m2

Punojnë me plan, me përkushtim, me përgjegjësi.

Vlerësojnë me drejtësi.

U flasin nxënësve me respekt.

E mbajnë fjalën.

E mbrojnë dinjitetin e profesionit.

Ata punojnë me shpirt.

Punojnë me ndershmëri.

Punojnë edhe kur askush nuk i sheh.

Mbështetini, sepse ata formojnë breza, ata mbajnë gjallë cilësinë, ata janë shtylla e vërtetë e arsimit dhe ruajnë traditën.

Një mësues profesionist nuk ka nevojë për privilegje.

Ka nevojë për vlerësim, për besim dhe për mbështetje.

Kur mbështetet mësuesi i ndershëm, fiton nxënësi.

Fiton shkolla.

Fiton shoqëria.

1000109226