E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Abdyl Hajredini: Të falem mësues Salih Kolgeci

- Advertisement1-

Shikim në bardhësi

TË FALEM MËSUES SALIH KOLGECI!
(Me rastin e Ditës Botërore të Arsimit)

- Advertisement -

Të falem Mësues Salih Kolgeci! Të falem se ti ishe i veçantë (Salih Kolgeci nga Vraniçi i Suharekës na dha mësim – gjeografi dhe histori – më 1966 në Mushtisht).

Ishe i veçantë sepse na mahniteshe me fjalët dhe njohuritë që na i transmetoje për gjeografinë, për historinë, për artin, për jetën dhe… dhe për gjithçka. Më kujtohet kur ne ishim të tmerruar nga mësimet e hoxhollarëve se brenda tokës është Ferri që na priste. E ti kur na shpjegove për planetet, krijimin e tokës, morëm frymë thellë dhe u çliruam nga ankthi se një ditë Ferri do të na përpinte në zjarr. Më kujtohet kur na mësove për lashtësinë, për luftërat, për rendet shoqërore, për ‘’Iliadën’’ dhe ‘’Odisenë’’ e Homerit.

Më kujtohet kur na porosite ta shikonim në kinema Filmin ‘’Lufta e Trojës’’. Më kujtohet kur na flisje për luftërat dhe fatin tragjik të shumë popujve gjatë historisë. Dhe, na flisje edhe për historinë dhe fatin e popullit shqiptar. Atbotë, këtë atëherë e kishe të ndaluar nga regjimi pushtues por ti rrezikove, na diktove 6 orë mësimore për Ilirët dhe na the: ‘’Ruani këto shënime! Ndoshta ndonjëherë do t’u duhen’’.

Më kujtohet kur na kontrolloje detyrat – vizatimin e hartave të shteteve që mësonim. E, sa herë që ndonjë nxënës ishte pa detyra, ne na vinte turp e ty të vinte keq. Por, ti si Migjeni, e zgjidhje problemin duke na dhënë kurajo e shpresë se nuk është gjithçka e humbur. Kishte gjasa për përmirësim. Për çudi, të gjitha këto na i thoje aq seriozisht e me konsideratë sikur t’ishim të rritur. Dhe ne e ndienim se me praninë tuaj vërtet po rriteshim. Mrekulli!

Në Janar të këtij viti, pasi u informova se Mësuesi Salih Kolgeci ishte gjallë, 87 vjeç, me një ish koleg, mësuesin Ali Semanaj nga Savrova dhe ish shokun e klasës, Zeçir Ramadanin, nga Delloci, vendosa ta vizitoja. E gjetëm në Prizren. Na priti me po atë qëndrim prej mësuesi sikur para 60 vjetësh. Fytyra e tij shpërfaqte thellësi mendimi, gatishmëri për të thënë dhe për dhënë gjithçka që kishte në mendjen e tij. Pasi u falëm me të e u njohëm e u pamë pas 60 vjetësh, i shpreha mirënjohje e përjetësisht respekt për gjithë atë që kishte bërë, për mua dhe për gjithë ata breza që kishin kaluar nëpër duart e tij të arta prej mësuesi.

E ai, me modesti na tha: ‘’Kam frikë se ndoshta nuk kemi bërë sa duhet’’! O jo, Mësues Salih, Ju keni bërë shuuumë, shumë, aq sa nuk ka peshë me të cilën mund të matet puna juaj! S’ka si Mësues Salihi! – thonim para 60 vitesh dhe themi përsëri – S’ka!
Andaj, të falem e të përulem, shkëlqesia juaj, Mësues Salih Kolgeci!

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...