Nga Abdyl Hajredini: QË DRITA TË MOS SHUHET – Rilindje e dritë e përjetësi arsimit shqip!

- Advertisement5 -

Shikim në bardhësi

- paragrafi 1 -

QË DRITA TË MOS SHUHET

- Advertisement - M1

(Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe)

Nuk kam ndërmend ta bëj historinë e sakrificës, heroizmit dhe përkushtimit të të gjithë atyre që mbajtën gjallë arsimin shqip në kohën kur qenies sonë kombëtare i kanosej rreziku i zhbërjes dhe asgjësimit.

Ajo histori është shkruar! Rasti unikat në botë për qëndresë me çdo kusht të rilindasve tanë dhe pinjollëve të tyre për ndriçimin e rrugës drejt qytetërimit, bëri jehonë në tërë botën dhe na bëri përjetësisht krenarë e pronarë të kësaj vlere universale.

- Advertisement - m2

Mirëpo, sot, me veprimet dhe mosveprimet e tarafeve e individëve injorantë e të pandërgjegjshëm, kjo vlerë mund të zbehet për motive të ulëta, me qëllim të përfitimit të tyre në skenën e llojit të bajraktarëve të arealit tonë socio-politik.

Andaj, të gjithë ne që e kemi vazhduar, jetësuar e krijuar këtë vlerë në momente kritike të historisë sonë, të vazhdojmë të ecim shtigjeve të atyre që mbajtën lart dritën e qytetërimit! Drita nuk bën të zbehet! Drita nuk guxon të shuhet! Rilindje e Dritë e Përjetësi Arsimit Shqip!

/AlbanianEducation.net/.