E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Abdyl Hajredini: Mbahu mësues!

- Advertisement1-

Tash e gjithmonë:

MBAHU MËSUES!
(Skicë për ese)

- Advertisement -

Mbahu mësues! Sado që të shajnë, sado që të fyejnë, sado që të përçmojnë, Ti, mbahu Mësues! Mbahu se ti je mësues, je misionar, je i shenjtë. Ti je vetë universi i të gjitha vlerave. Andaj, mos u brengos kur të përbuzin! Fali! Fali se ata janë të mjerë, të mbështjellur me injorancën e tyre.

Mësues, bëje të pamundurën që përmes shembullit tënd, të heshtin injorantët! A të kujtohet kur Migjeni përkëdhelte ballin dhe zhelet e Lulit të Vocërr?

A të kujtohet kur Afërdita (modeli ideal i mësuesit) kishte ngritur nga humnera e mosdijes një turmë të tërë të Grykasit?

A të kujtohet kur për dhjetë vite, në kushte të robërisë e terrorit, mbajte gjallë shpresën për liri të Kosovës?

Po pra, Mësues! Mendja dhe duart tuaja janë të arta. Ti din ta kalosh situatën, pa mëri, me zemër të madhe dhe mendje të kthjellët! Ka rrugëdalje. Ky popull ka nevojë për mësues.

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...