E hënë, 20 Janar, 2025

Nga 3 deri 9 prill, nxënësit e fillores në Shqipëri në pushim pranveror

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka njoftuar se nga nesër 3 prill deri më 9 prill nxënësit do të jenë në pushim pranveror.

Postimi i ministres:

- Advertisement -

Të dashur nxënës,

Siç e kemi njoftuar edhe në fillim të këtij viti shkollor, java e ardhshme 3️⃣ deri në 9️⃣ prill do të jetë java e pushimeve për 👧🏼🧑 nxënësit në shkollat 9-vjeçare, një traditë e rikthyer tashmë pas shumë vitesh.

Këto ditë pushimi le të shërbejnë për të marrë energji të reja pozitive 😃 duke kaluar sa më shumë kohë me familjet dhe të afërmit tuaj 👨‍👩‍👧‍👦. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u angazhuar në aktivitete të larmishme sociale, sportive, artistike, kulturore, etj. 🏃‍♂️🎶🤾‍♂️

Sigurisht që do të keni mjaftueshëm kohë që të luani në ajër të pastër, të bisedoni me njëri-tjetrin dhe të shijoni natyrën në këto ditë të bukura pranverore. 🌞

Por kam edhe një këshillë që unë gjithnjë e quaj të domosdoshme për ju gjatë pushimeve. Mos iu ndani 📚 librit dhe leximit! Bashkë me prindërit, vëllezërit e motrat, lexoni libra të bukur për moshën tuaj, libra artistikë, poezi, fabula, romane, etj.

Pushime të gëzuara! 😘

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...