Nga 25 sa ishin, bëhen 47 inspektorë të arsimit

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në hapjen e punëtorisë me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me pjesëmarrjen e të gjithë inspektorëve të arsimit në vend.

- paragrafi 1 -

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës i kushton arsimit, duke e vlerësuar inspektoratin si një nga mekanizmat kyç për ruajtjen e cilësisë dhe ngritjen e standardeve në sistemin arsimor.

- Advertisement -

Ai përgëzoi përkushtimin e inspektorëve, sidomos në kushtet e vështira kur Inspektorati funksiononte me vetëm 25 inspektorë në gjithë vendin.

“Përkundër këtij numri të pamjaftueshëm, ju keni mbajtur gjallë dhe funksional një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit tonë arsimor. Ju falënderoj për këtë përkushtim,” tha Kurti, duke theksuar se tashmë janë pranuar 22 inspektorë të rinj dhe se përpjekjet për rritjen e kapaciteteve nuk do të ndalen.

Ai gjithashtu nënvizoi investimet e Qeverisë në ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe çerdheve, pajisjen me infrastrukturë moderne dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke thënë se të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e punës së Inspektoratit.

- Advertisement -

“Kur standardet ngrihen dhe kushtet përmirësohen, kontrolli shndërrohet në partneritet dhe mbikëqyrja bëhet garanci për cilësi dhe efikasitet,” shtoi ai.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se rritja e numrit të inspektorëve është një arritje e rëndësishme drejt forcimit të rolit të Inspektoratit në zbatimin e politikave arsimore.