E enjte, 10 Tetor, 2024

Nga 22 mijë mësimdhënës në nivel vendi, 22 janë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian

- Advertisement1-

Nga 68 mësimdhënësit e shkollës fillore “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ku vijojnë mësimet nxënës të komuniteteve të ndryshme, vetëm një është i komunitetit egjiptian.

Emel Qehaja-Elshani, e cila ligjëron lëndën e informatikës, thotë se ka vërejtur që angazhimi i saj në shkollë ka ndikuar pozitivisht te nxënësit e komuniteteve.

- Advertisement -

“Ka pasur një lloj ndryshimi, por jo për të keq, nxënësit të cilit i përkasin këtij komuniteti nga ai egjiptian, e kanë pranuar shumë mirë, edhe po ndihen më duket më rehat”, tha ajo.

E në nivel vendi, 22 mësimdhënës të angazhuar në arsim janë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Sipas të dhënave të Fakultetit të Edukimit, që nga viti 2014, në nivelin baçelor janë regjistruar 49 studentë nga këto komunitete.

Në organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve”, përmendin sektorët ku ka më së paku të punësuar nga komunitetet.

“Prej disa hulumtimeve ka dalë që profili i mësimdhënësve dhe profili i infermieres janë dy profileve që ka mungesë më së shumti të të punësuarve nga radhët e këtyre tri komuniteteve … kjo na tregon për një lloj hezitimi që ai kontakti i parë i njerëzve të jetë me mësimdhënës ose me infermierin që mos të jetë nga radhët e këtyre tri komuniteteve”, deklaroi Njomza Uka-Selimi, nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve”.

22 mësimdhënësit e punësuar ligjërojnë në shkollat ku vijojnë mësimin nxënës nga këto tri komunitete. Në organizatën që merren me komunitetet e margjinalizuara kanë kërkuar që këtyre mësimdhënësve t’u jepet mundësia të ligjërojnë edhe për nxënësit shqiptarë.

“Ne jemi ithtarë të asaj që një përfaqësues i një komuniteti nuk duhet specifikisht t’i ofrojë shërbime atij komuniteti, në këtë rast nëse një mësimdhënës i komuniteteve egjiptian, rom, ashkali nuk duhet domosdoshmërish të jetë mësuese e komuniteteve përkatëse, ajo është mësuese dhe duhet t’u ofrojë mësim të gjitha etnive”.

- Advertisement -rrrrrrr

Ministrinë e Arsimit kanë thënë se konkurset për punësimin e mësimdhënësve janë të hapura për të gjithë dhe se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga qytetarë të këtyre komuniteteve.

Sipas Ligjit për shërbimin civil në Kosovë, 10 për qind e vendeve të punës në institucionet publike duhet të plotësohen nga pjesëtarë të komuniteteve. / KOHA /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fiqiri Çifliku: Teknologjia dhe mirëqenia e fëmijëve si kambanë alarmi në Ditën Botërore Të Shëndetit Mendor

Shkrim nga Fiqiri Çifliku, ekspert i arsimit për Albanian Education   Rasti i vetëlëndimit të nxënësve...

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...