Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Sami Frasheri”, në Prishtinë njihet si një nga shkollat më të mira në kryeqytet prej vitesh.
Kjo është dëshmuar edhe së fundmi më një postim që ka bërë kjo shkollë për sukseset e nxënësve.
Shkolla ka publikuar një fotografi të nxënësve më të dalluar të klasëve të XII-ta. Ajo që vërehet në postimin e shkollës ështëse nga 19 nxënës ekselentë, 18 janë vajza, shkruan AlbanianEducation.net.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:
Nxënësit e dalluar të Gjimnazit “Sami Frashëri” – Krenaria jonë! 🌟
Ekselentet e Klasave të XII- 2024/25
Me përkushtim, punë të palodhur dhe pasion për dijen, nxënësit tanë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të na bëjnë krenarë! 🎓✨
Sot duam të vlerësojmë dhe të nderojmë ata që me rezultate të shkëlqyera në mësime, kanë treguar shembullin më të mirë të suksesit. Ju jeni frymëzim për të gjithë dhe dëshmi se përkushtimi dhe puna e palodhur shpërblehen gjithmonë!\
🌟 Urime dhe suksese të mëtejshme! 🌟
#NxënësitEExelencës #SamiFrashëri