Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, po vazhdon të prezantojë mësimdhënës që për vite kanë dhënë kontribut në arismin shqip.
Së fundmi ka prezantuar mësuesen Nexhmije Doko.
“Për më shumë se 35 vite, mësuese Nexhmije Doko është modeli i mësueses së përkushtuar në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë”, ka shkruar ministrja.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:
Për më shumë se 35 vite, mësuese Nexhmije Doko është modeli i mësueses së përkushtuar në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë, që me dashurinë për dijen ka formuar dhe edukuar breza nxënësish, ndërsa si kolege është shembull bashkëpunimi dhe mbështetjeje.