E diel, 23 Shkurt, 2025

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim pezullimin e grevës

- Advertisement1-

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të prindërve për mundësinë e pezullimit të grevës.

Hoxha tha se si Këshill i Prindërve kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e grevës si nga ana e SBASHK-ut, ashtu edhe nga ana e Qeverisë.

- Advertisement -

Kurse theksoi se si Këshill kanë kërkuar që të përfundojë përdorimi i fëmijëve për interesa personale të SBASHK-ut.

“Kemi kërkuar që njëherë e përgjithmonë të përfundojë kjo telenovelë e grevave dhe përdorja e fëmijëve tonë për interesa personale ndoshta edhe të SBASHK-ut. Me padurim e presim dhe e kemi pritur ndërprerjen e grevës, por nuk pajtohemi më që të shantazhohen fëmijët tanë prap me pezullim të grevës. Kërkojmë në këtë rast nga Qeveria, SBASHK-u, dhe Parlamenti dhe edhe ne do të përfshihemi si prind që gjatë këtyre muajve të arrihet marrëveshja dhe të arrihet plotësimi i kërkesave të mësimdhënëve dhe mos të shkojmë në janar prap me grevat”, tha ai në Tëvë1.

Teksa shtoi se paralajmërimi se në janar mund të ketë sërish grevë po ndikon negativisht edhe te prindërit por edhe te fëmijët të cilët sipas tij, po i ndëgjojnë lajmet dhe deklaratat se prap ka mundësi të ketë grevë dhe kjo sipas tij, është e pa tolerueshme.

Kurse sot Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit u ka dërguar një letër anëtarësisë për pezullim të grevës, ku në këtë letër propozohet që mësimi të fillojë më 3 tetor dhe se greva të pezullohet deri në janar 2023.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....