E diel, 23 Shkurt, 2025

Nexhmedin Sejdiu zgjedhet drejtor i shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë

- Advertisement1-

Nexhmedin Sejdiu është zgjedhur drejtor i shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

Profesionin e mësimdhënësit e ushtroi në 7 vite në këtë shkollë, ndërsa nga viti 2020 e deri tani ka qenë koodrinator i shkollës.

- Advertisement -

Njoftimi: 

Të nderuar prindër, staf i shkollës dhe ju të dashur nxënës,

Pas përfundimit të procedurave të rregullta të komisionit përzgjedhës për drejtorë, duke u bazuar edhe në legjislacionin në fuqi në arsimin parauniversitar në vend, është zgjedhur drejtor në shkollës tonë z. Nexhmedin Sejdiu.

Z.Sejdiu ka të përfunduar studimet bazike në Fakultetin e Edukimit , drejtimi Histori-Edukatë qytetare ndërsa ato postdiplomike master në Fakultetin Filozofik- Histori.

Profesionin e mësimdhënësit e ushtroi tash e 7 vite në shkollën tonë, ndërsa nga viti 2020 e deri tani ka qenë koodrinator i shkollës.

Pos si mësimdhënës Nexhmedin Sejdiu ka ushtruar edhe funksione të tjera si: ushtrues detyre i kryetarit të Lidhjes së Histrianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan duke marrë pjesë në organizime, në simpoziume e tryeza të ndryshme shkencore në bashkëpunim me historian nga të gjitha trevat shqiptare. Deri më tani ka qenë bashkautor i dy librave monografik me punime shkencore të dala nga simpoziumet shkencore.

- Advertisement -rrrrrrr

Brenda shkollës ka udhëhequr Klubin Medial, ka hartuar Kodin Etik të shkollës, ka dhënë kontributin profesioanl në PZHSH-të shkollës etj.

Duke marrë për bazë bagazhin e tij profesional nuk kemi dyshim që do të kryej me përgjegjësi punën e tij si udheheqës i shkollës.

I gjithë stafi i shkollës i dëshirojmë punë të mbarë dhe shumë suksese!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....