Nexhat Llumnica: Shoh plot profesorë duke mbledhur kërpudha për të mbijetuar

- Advertisement -

Nexhat Llumnica nga Këshilli Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka thënë se nuk do ketë ngritje të cilësisë në arsim pa rritje të pagave.

- paragrafi 1 -

Ai në emisionin ‘Kallxo Përnime’ potencoi se shumë profesorë po shesin kërpudha për mbijetesë.

- Advertisement -

“Me të vërtetë më vjen keq që fëmijët janë në shtëpi, i kam edhe unë në shtëpi fëmijët e mi. I përkas Korporatës Energjetike të Kosovës, por jam i bindur që nuk do ketë cilësi të arsimit pa ngritje të standardeve. Arsimtari që i ka 20 orë në shkollë, i ka edhe 20 në shtëpi e ato në shtëpi i mbanë me arsimin, jo duke mbledhë kërpudha. Unë shoh plot profesorë duke mbledhur kërpudha për të mbijetuar”- ka thënë Llumnica.

Sipas tij, inflacioni po pranohet edhe nga Qeveria por nuk ka rritje të pagave.

“Inflacioni po pranohet edhe nga vetë Qeveria, e nuk ka ngritje të pagave. Ne e shohim vetëm akciza e karburantit është 45 %. Tash i shohim çmimet e karburanteve, i shohim të gjitha produktet. Pra, buxheti i Kosovës është ngritur, inflacioni po ashtu”- shtoi më tej Llumnica.Sipas tij, Qeveria nuk mund të bëhet viktimë duke i përdorur fëmijët.

- Advertisement -

“Nuk mund të bëhet Qeveria asnjëherë viktimë për këtë arsye, duke i përdorë fëmijët po bëhet viktimë, fëmijët rrijnë në shtëpi për fajin e Qeverisë, jo për fajin e arsimtarëve, arsimtarët nuk kanë paga, ata po kërkojnë rritje e jo Rrahman Jasharaj” – shtoi Llumnica.

Ai përmendi edhe protestat që janë mbajtur gjatë vitit, por Qeveria nuk i ka ftuar për dialog.“Ne kemi pasur protestë më 8 prill, 20 maj me 18 mijë persona dhe Qeveria asnjëherë nuk i ka thirrur në dialog”- ka deklaruar Llumnica. /kallxo.com/