Sot, me shumë dashuri dhe entuziazëm, “New York School of Science in Kosova” mirëpriti gjeneratën e shkencëtarëve të ardhshëm, duke shënuar fillimin e vitit shkollor 2025/2026.
Shkolla në postimin e bërë në Facebook uron që ky vit të jetë i mbushur me mbarësi dhe suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit!
Postimi i plotë:
U kemi uruar suksese të gjithë nxënësve, veçanërisht atyre që për herë të parë janë regjistruar në NYSS. Ky rrugëtim do të jetë sfidues, por ne jemi të bindur se me punë dhe përkushtim, secili do të arrijë suksese të shkëlqyera.
Së bashku do të transformojmë potencialin e këtyre të rinjve në rezultate dhe arritje të jashtëzakonshme.
Le të jetë ky vit i mbushur me mbarësi dhe suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit!