Shkolla New York School of Science in Kosova ka hapur konkurs për gjashtë pozita për mësimdhënës/e, shkruan AlbanianEducation.net.
Pozitat e hapura janë për mësimdhënës për: matematikë, informatikë, biologji, histori, gjeografi dhe edukatë qytetare.
Njoftimi i plotë:
KONKURS PUNE
New York School of Science in Kosova shpall konkurs pune për pozitat:
– Mësimdhënës për Informatikë
– Mësimdhënës për Matematikë
– Mësimdhënës për Biologji
– Mësimdhënës për Histori
– Mësimdhënës për Gjeografi
– Mësimdhënës për Edukatë Qytetare
Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të plotësojnë këto kritere:
🎓 Të kenë përfunduar studimet universitare, sipas UA të MAShTI nr. 06/15.
⏳ Të kenë përvojë pune së paku 3 vjet.
🇺🇸 Të kenë njohuri dhe aftësi të konsoliduara të gjuhës angleze.
Dokumentacioni i nevojshëm:
📜 Kopjen e noterizuar të diplomës universitare.
🌐 Nostrifikimin e diplomës nëse aplikanti ka përfunduar studimet jashtë Kosovës.
⚖️ Certifikatën nga gjykata përkatëse se kandidati nuk është denuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale.
📂 Vërtetim për përvojën e punës.
🆔 Kopje e dokumentit të identitetit (ID).
💼 CV.
🗓️ Afati për të aplikuar: Aplikimet do të pranohen deri më 22 gusht 2025.
📧 Thirrja është e hapur dhe aplikimet mund të dërgohen në adresën e elektronike: [email protected].