Nesër do të përurohet skulptura e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se skulptura është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”.“Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!” – shkruan Nura në “Facebook” më 17.06.2024.
Zbulimi i shtatores është paraparë të mbahet në 13:30 në Oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” pranë sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.
Leotrim Ahmeti si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros. Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, si luftëtar ra babai i tij Malush Ahmeti.
Skulptori Sadri Behramaj kishte a deklaruar se për punimin e kësaj skulpture u frymëzua nga intervista e Nusret Pllanës me nënën e 7-vjeçarit.
Më 09.03.2021 u publikua një reportazh nga televizioni publik, RTK, nga Nusret Pllana për masakrën e Rezallës, mes të intervistuarish ishte edhe Shukrie Ahmeti, nëna e Leutrim Ahmetit e cila rrëfeu momentin kur u plagos nga granata 7 vjeçari.
“Ka ra granata në oborr, djali i ka ra në bark. ‘Oj nanë edhe unë barkun e kam çky, më kanë dal zorrët’ tha djali. Thash ‘pse djali jem?’. Veç e çoj xhemperin… E kapa djalin, më tha ‘ma nanë se po më dhamin’, anë më anë i shqyer barku, i dolën përjashtë, veç i mbuloi djali” – ishte rrëfimi i Shukrie Ahmetit.