E premte, 20 Shtator, 2024

Nesër viti i ri shkollor – Këshilli i Prindërve: Asnjë cent s’ka dalë në gjirollogaritë e prindërve për librat

- Advertisement1-

Nesër më 1 shtator pritet të filloj procesi mësimor, në anën tjetër tekstet shkollore po vazhdojnë të jenë problem.

Nënkryetari i Këshillit të Prindërve, Visar Islami, ku ka thënë se asnjë prind nuk ka marrë parapagim deri më tash për blerjen e librave.Ai ka thënë se edhe pse nga MASHT-i është premtuar se do të bëhet parapagim, deri më tani nuk ka ndodhur.

- Advertisement -

“Ne si këshill nuk jemi pajtu qysh në fillim të vendimit që të bëhet parapagimi ose rimbursimi, edhe pse është premtuar që do të bëhet parapagim realisht kemi kalu në rimbursim”, tha ai.

Tutje ka theksuar se procesi mësimor po fillon me probleme ku si pasojë e mos sigurimit të librave nuk do të ketë proces të rregullt të mësimit.

“Shumë familje nuk kanë mundësi me i siguru tekstet derisa të dalin mjetet, nuk di asnjë rast të vetëm që u kanë dal mjetet financiare deri sot ku realisht neser është dita e parë e procesit mësimor, asnjë nxënës nuk është parapagu në këtë rast nuk i kanë dal mjetet financiare asnjë prindi”, tha ai.

“Kemi me pas një problem shumë të madh me fillimin e vitit të ri shkollor, problem që ka me zgjatë komplet muaji shtator”, shtoi ai.

Ndër të tjeta ka potencuar se ka shumë ankesa nga prindërit, lidhur me qasjen në e-Kosova, të cilët po kanë mjaft probleme përshkak të ngarkesës së madhe.

“Ka ankesa jashtëzakonisht shumë nga prindërit, po telefonojnë duke kërku ndihmë rreth platformës e-Kosova, që janë duke pas shumë probleme, dhe nuk po kanë mundësi me apliku përshkak të ngarkesës që e kanë, pra nuk po kanë mundësi me apliku me pas të drejtën e rimbursimit”, ka thënë Islami për GazetaBlic.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...