Pas pushimeve pranverore, nesër, më 15 Prill 2024, fillon periudha e dytë e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2023/2024.
Kjo periudhë përpos mësimit të rëndomtë përfshinë edhe testin e arritshmërisë, testin e maturës, ditë të tjera të shënuara, gara të ndryshme të diturisë, furnizime të bibliotekave të shkollave me libra, furnizime të shkollave me pajisje laboratorike e mjete konkretizimi, aktivitete të shumta në bashkëpunim me partnerët tanë, vlerësim të brendshëm dhe të jashtëm të shkollave dhe monitorim të vazhdueshëm nga zyrtarët tanë.
Suksese për ju nxënës!
Suksese mësimdhënës!