E diel, 19 Janar, 2025

Sot nis seminari ndërkombëtar për gjuhën, kërkohet rimëkëmbja e shqipes

- Advertisement1-

Sot (e hënë) nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Drejtori i seminarit, Bardh Rugova tregon se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës.

- Advertisement -

Sipas tij, interesimi i të huajve për të marrë pjesë këtë vit ishte edhe më i madh, porse në pamundësi buxhetore kanë kërkuar mirëkuptim nga një pjesë e të interesuarve.

Ai flet edhe për mosinteresimin shtetëror për investim në departamente të shqipes në universitete botërore. Derisa thekson se “mërgimtarët po shndërrohen në gjysmëfolës të shqipes”.

Akademik Rugova thekson nevojën që ky seminar të ketë një linjë të veçantë buxhetore, e jo sikurse po ndodh, të mos dihet deri në javën e fundit se cilat aktivitete mund të mbahen ose jo.

Derisa janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit teknike për seminarin, profesori universitar thotë se për shkaqe financiare nuk është ditur deri në fund, nëse do të mund të realizohen.

Shqetësime ngre për “gjuhën në vdekje”.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka kritika edhe për mosinteresimin e shtetit në 20 vjetët e fundit për mësimin e shqipes në botë.

Sipas profesorit Rugova, “rreziku për shqipen” ndahet në sfera të ndryshme.

Akademik Rugova thotë për Kosovarpress se ka pasur nevojë që në mënyrë serioze të punohet edhe për një fjalor të gjuhës shqipe.

Ndryshe, edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet prej14 deri më 25 gusht 2023.

Temat bosht për sesionet shkencore janë: “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”. Në kuadër të këtij edicioni, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...