E shtunë, 18 Janar, 2025

Nesër nis mësimi në Shqipëri, ministrja Kushi: Shumë risi për mësuesit dhe nxënësit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar videomesazhin e saj të urimit për nxënësit dhe mësuesit, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm!”, shkruan ministrja në statusin e publikuar së bashku me videomesazhin e saj.

- Advertisement -

Në këtë videomesazh ministrja Kushi nënvizon se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithpërfshirës.

Në këtë video urimi janë përfshirë edhe disa nga risitë e këtij viti të ri shkollor siç janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, zgjerimi i projektit “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” në 150 shkolla të tjera, formimi i 400 klasave sportive në 6 disiplina dhe programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.

Ndërkohë që në videomesazh përmenden edhe përfshirja e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në klasat e para, abetarja e re, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...