Nesër nis mësimi në Malishevë, drejtori Zeqir Kastrati: Nxënësve u uroj suksese të shkëlqyera

- Advertisement5 -

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në komunën e Malishevës, me vonesë për shkak të vërshimeve që ndodhën në këtë komunë.

- paragrafi 1 -

Shkollat tashmë kanë bërë përfatitjet, dhe një prej tyre është shkolla “Ramadan Morina” në fshatin Damanek.

- Advertisement -

Drejtori i kësaj shkolle, Zeqir Kastrati, përmes një postimi në Facebook ka uruar nxënësit një rikthim të mbarë në shkollë, dhe suksese në mësime.

Postimi i tij:

Të dashur nxënës,

- Advertisement -

të nderuar mësimdhënës dhe prindër!

Ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë fillon nesër, të mërkurën, më 14.01.2026.

Ju urojmë një rikthim të mbarë në shkollë, me motivim të ri dhe suksese të shkëlqyera në vazhdim.

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Zeqir Kastrati