Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nesër, më 5 mars 2025, të gjitha institucionet edukativo-arsimore do t’i kushtojnë orën e parë të mësimit rëndësisë së kësaj epopeje në krijimin e shtetësisë së Kosovës. 🇽🇰

Njoftimi i Nagavcit:

- Advertisement -

Me rastin e përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, nesër, më 5 mars 2025, të gjitha institucionet edukativo-arsimore do t’i kushtojnë orën e parë të mësimit rëndësisë së kësaj epopeje në krijimin e shtetësisë së Kosovës. 🇽🇰

Më 6 dhe 7 mars 2025 –Në të gjitha institucionet edukativo-arsimore do të organizohen aktivitete me nxënës, duke përfshirë:

🎨 Arte të bukura

- Advertisement -

📸 Fotografi

📝 Ese

⚽ Aktivitete sportive

Kujtojmë dhe nderojmë me krenari 🕊️🇽🇰 fëmijët, vajzat, djemtë, gratë, burrat dhe të moshuarit që ranë për të mos u harruar asnjëherë.
Lavdi!