E diel, 23 Shkurt, 2025

Nesër fillon greva në arsim, Jasharaj: Vazhdon edhe pas 1 shtatorit nëse nuk plotësohen kërkesat

- Advertisement1-

Edhe pas takimeve që përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës kanë zhvilluar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, greva e përgjithshme në sektorin publik, duke përfshirë edhe mësimdhënësit do të fillojë nesër. Këtë e bëri të ditur për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili tha se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje me institucionet qeverisëse.

Greva e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, do të fillojë nesër, ndërsa është deklaruar se ajo do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se edhe pse përfaqësuesit e BSPK-së kanë pasur një takim këto ditë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, nuk është arritur asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës.

Ai bëri të ditur se edhe mësimdhënësit do të hyjnë në grevë, duke i bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të mbështesë kërkesat e mësimdhënësve.

“Vetë fakti se për herë të parë po fillojmë grevën më 25 gusht, në momentin kur nuk ka proces mësimor, e kemi bërë që ndoshta kjo vërejtja e fundit të tingëllojë ndryshe te qeveria. Ndërkohë, derisa të fillojë 1 shtatori, kur do të duhej të ktheheshin nxënësit në shkollë, ka hapësirë dhe mund të kemi lajme më të gëzuara”, ka theksuar Rrahman Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...