E diel, 2 Shkurt, 2025

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që vdiqën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

- Advertisement1-

Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ka tronditur opinionin e gjerë.

Të tre fëmijët njëri i moshës 13 vjeçar dhe dy të tjerë 15 vjeçar, u gjetën pa shenja jete nën rrënojat e një objekti të pabanuar i cili u shemb mbrëmjen e së shtunës.

- Advertisement -

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se tre trupat e të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë V.M i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, I.R i lindur më 25 mars 2009 dhe R.M i lindur më 7 gusht 2009.

Ndërkaq autoritetet kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që quan në shembjen e objektit ku ndodheshin tre viktimat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fushata zgjedhore: Me metoda tradicionale premtojnë arsim modern

Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë...

“Ishin nxënës të hareshëm”, shkolla mesazh prekës për tre nxënësit që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit” në Jabllanicë ka emocionuar me fjalët për tre nxënësit...

Nga muaji mars do të rriten pagat e mësimdhënësve në këtë shtet

Koncepti i ri i propozuar për reformimin e arsimit të mesëm është në diskutim...

E dhimbshme: Këta janë tre fëmijët që humbën jetën mbrëmë nga shembja e shtëpisë në Jabllanicë të Gjakovës

Janë bërë tashmë publike fotografitë e fëmijëve adoleshentë që humbën jetën mbrëmë në shembjen...