E diel, 24 Nëntor, 2024

Nesër 1 shtatori: Nxënësit dhe mësimdhënësit ende nuk e dinë nëse do të shkojnë në shkoll

- Advertisement1-

Nesër është 1 shtatori. Normalisht nxënësit do të duhej të shkonin në shkollë. 

Por fatkeqësisht ata ende nuk e dinë nëse nesër duhet të shkojnë apo jo në shkollë për të nisur vitin e ri shkollor.

- Advertisement -

Kjo për shkak se SBASHK thotë se greva e nisur më 25 gusht do të vazhdojë pasi nga Qeveria e Kosovës nuk po ulen të bisedojnë për kërkesat e tyre.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit janë të vendosur se mësimi do të nis më 1 shtator, çka e tha të martën edhe e para e arsimit në vend, Arbërie Nagavci, pas takimit me drejetorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, çka tha se edhe këta të fundit janë pajtuar që kjo të ndodhë.

Ndërsa kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk ka gjasa të nis mësimi pa u plotësuar kërkesat e tyre, që janë ndarja e 100 eurove derisa të miratohet ligji i pagave.

Kurse situata është acaruar më tej, ku ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se do t’iu ndalet paga punëtorëve që hyjnë në grevë.

Ndaj tij ka reaguar Rrahman Jasharaj i cili ka thënë se do ta paditin ministrin Hekuran Murati.

Ndërsa nuk ka një ulje në tavloinë mes palëve dhe përplasjet mes tyre vazhdojnë, nxënësit në anën tjetër nuk e dijnë nëse nesër duhet të marrin rrugën drejt bankave shkollore, ashtu si edhe mësuesit që kanë mbetur në një pozitë tejet të palkamueshme, në njërën anë nga kërkesa e SBASHK për të hyrë në grevë, kurse në anën tjetër nën kërcënimin se do t’iu ndalen pagat nëse hyjnë në grevë. /Albanian Kids Eduation/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...