“Nëse shkon në UP, nuk e dini nëse jeni në dasmë apo në universitetit, krejt me kravata”

- Advertisement -

Profesori i Tregjeve Ndërkombëtare, Florin Aliu, ka krahasuar veshjet e profesorëve në universitete në Kosovë me ata të universiteteve në shtetet perëndimore.

- paragrafi 1 -

Aliu ka shkruar se nëse futesh në Universitet të Prishtinës të duket sikur jeni në një dasmë pasi të gjithë profesorët janë të veshur me kostume, kravat e marzheta.

- Advertisement -

Ai ka thënë se një veshje të tillë nuk sheh në universitetet perëndimore, pasi profesorët nuk dallojnë nga studentët për nga veshja.

“Nëse shkoni në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës, nuk e dini nëse jeni në dasmë apo në universitetit. Të gjithë profesorët me kostume, kravata, marzheta. Të punosh në universitet shtetëror është si të punosh në tregun e zi të ndërtimit, “përfundo punën shpejt dhe ik”. Nëse shkoni në kampusin universitar në vendet perëndimore, nuk mund të bëni dallimin mes studentëve, profesorëve apo punëtorëve në kuzhinë.”, ka shkruar ai në Facebook.