E premte, 31 Janar, 2025

“Nëse Qeveria nuk e plotëson kërkesën për shtesa prej 100 euro, hyjmë në grevë të përgjithshme”

- Advertisement1-

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim, Samir Shahini, ka thënë se greva e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk do të përfundojë pa u finalizuar ligji për paga, gjë që mund të bëjë edhe të shtyhet fillimi i vitit shkollor.

Shahini tha se do të presin deri më 17 gusht nëse Qeveria do ta aprovojë kërkesën e sindikatës, përndryshe greva do të fillojë nga 24 gushti deri në finalizimin e Projektligjit për paga.

- Advertisement -

“Nuk përfundon greva pa u finalizuar ligji për paga, nëse hyn në grevë të përgjithshme SBASHK-u, paralajmërimi i tyre është që do të vazhdojë grevën deri në finalizim të Projektligjit për paga, ose në aprovim të kërkesës për shtesa prej 100 euro. Qeveria nuk po e kupton seriozitetin e situatës. Deri më 17 gusht kemi kohë që të kuptojmë nëse Qeveria ka aprovuar kërkesën për shtesa prej 100 euro, në rast se jo, do të dalë njoftimi se nga data 24 do të hyjmë në grevë të përgjithshme”, ka thënë ai, në emisionin SOT në KTV.

Shahini më tej ka thënë se ka vonesa në finalizim të projektligjit që është gjetur i gatshëm nga qeveria aktuale.

“Nuk e kuptoj pse duhet të marrë kaq shumë kohë një projektligj i gatshëm me disa finesa të vogla, të vonohet si proces për më tepër se një vit, nëse është problemi te buxheti dhe kostoja që ky projektligj do të sillte si rëndesë në buxhetin e Kosovës, kjo është një paradoks tjetër sepse kemi një Qeveri që proklamon se kemi rritje buxhetore në vazhdimësi”, ka thënë ai.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori i UP-së zbulon edhe një insket, e emërton Tinodes lumbardhi

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës,...

Njoftim i rëndësishëm për nxënësit e klasave të 9-ta

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar datat e provimeve për nxënësit e klasave të 9-ta. Njoftimi...

Pensionohet arsimtari Muhamet Ukaj nga Prishtina

Është pensionuar arsimtari Muhamet Ukaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës Ismail Qemali:  Për nder të pensionimit...

Nga Malvina Rista: Kur e do “punën” që bën, e bën atë edhe më mirë!

Kur bëjmë diçka që na pëlqen dhe që na emocionon, ajo nuk na duket...